Federata Botërore e Mundjes njeh
Federatën e shtetit të Kosovës

Federata Botërore e Mundjes njeh<br />Federatën e shtetit të Kosovës
Bordi drejtues i Federatës Botërore të Mundjes në sesionin e natës së kaluar pranoi Federatën e Mundjes së Kosovës, duke e njohur insitucionalisht. Kështu Kosova bëhet anëtari i 179-të i kësaj federate.

Bordi drejtues i Federatës Botërore të Mundjes (UWW) në seancën e mbrëmshme në Lozanë të Zvicrës miratoi disa vendime të rëndësishme mbi ndryshimin e ngjyrës së ringut të mundjes, uniformës së arbitrave dhe mundësve. Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Hamza Yerlikaya, deklaroi se vendimet e reja janë shumë të rëndësishme dhe se sporti i vjetër kështu kthehet përsëri në shtigjet e vjetra të lavdisë.

Nga UWW njoftohet se janë marrë vendime për të sjellë risi në paraqitjen e garueseve të mundjes, të cilat nuk janë ndryshuar për më shumë se katër dekada. Ringu (arena e përballjes) kuq e verdh, e cila është përdorur që nga Lojërat Olimpike në Mynih në 1972, në të ardhmen do të zëvendësohet nga një ring i errët, blu-portokalli.

Një tjetër risi në sportin e mundjes do të jetë paraqitja e gjyqtarëve dhe garuesve. Gjyqtarët në vend të veshjes elegante me kravata, do të paraqiten me bluza sportive me jakë dhe pantallona. Mundësitë në garat e ardhshme do të veshin bluza paksa më të ndryshme, ku me ngjyrat e tyre do të tërheqin vëmendjen e brezit të ri.

Marrë nga "Anadolu Agency"

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole