Federata e opozitës përballë cinizmit të Realizmit

Federata e opozitës përballë cinizmit të Realizmit

Rithemelimi në një 'seancë kaosi'

Nuk ka bërë përshtypje ose nuk ka mundur të krijojë dot ndonjë impakt propozimi i përbashkët i partive të vogla opozitarë me qëllim bashkimin. Kreu i PR-së, që në një farë mënyre ka shërbyer dhe si boshti i kësaj iniciative, Fatmir Mediu, nën praninë e aleatëve të tjerë opozitarë, ka shpallur propozimin për krijimin e federatës së opozitës, nën moton “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, një Shqipëri evropiane”. Qëllimi duket bash ambicioz, pasi Federata pritet që të ketë një emër, një program politik dhe një logo.

A është reale kjo iniciativë? Në thelb jo, por e nevojshme jashtëzakonisht shumë pikërisht për shkak të Realizmit të gjendjes së përçarë, ku ndodhet PD, partia kryesore. Realizmi është një metodë, që ka bërë shumë emër në zhanre të ndryshme të artit. Dikur quhej Realizëm i plotë, pasi gjëja më e rëndësishme ishte që ky realitet të mos përjashtonte asgjë nga përditmëria “për hir të konvencioneve estetike ose të moralit borgjez”, do shkruajë në esetë e tij Elias Kaneti. Ky realitet që më shumë i referohej situatave të dekadave të shkuara, tashmë merr sens për ata që i referohen realitetit tonë, që në dukje po konsiderohet e dorës së dytë!

Nëse për publikun është gati tragjike ngërçi i opozitës, pjesa e PD-së, dukshëm e ndarë në dy kahe e refuzon dukjen e këtij realiteti dhe këtë qenësi të dorës së dytë. Të tillë e konsiderojnë sot nevojën e publikut për të parë një zë të unifikuar. Ja pse ndoshta mund të vlerësohet si ide pjesa e organizimit të Federatës së partive të vogla, por që të marrë jetë duhet që ata të parët të përballin realitetin. Për fat të keq, ata janë po aq të përçarë dhe të paqartë për rolin e Berishës, por edhe aspekteve kryesore, sesi mund të sillen palët e tjera politike që të jenë pjesë e Federatës.

Është e vërtetë, ajo që shprehet Mediu, sipas të cilës opozita, vetëm e bashkuar mund të ndryshojë realitetin politik në Shqipëri. Madje, “kjo federatë do të mandatojë një grup deputetësh, përfaqësues për marrëdhëniet dhe diskutimin me partnerët ndërkombëtarë, për çështjet me rëndësi për vendin dhe rajonin”. Anipse, të lodh dhe të trishton kaq shumë sensi për realitetin dhe mënyra sesi perceptohet opozita nga vetë opozita saqë kupton se jemi në një qerthull të lodhshëm. “Duhet të dallojmë tri aspekte thelbësore të këtij ndryshimi, Së pari, ekzistenca e një realiteti që shtohet; së dyti, një realitet më i saktë; dhe, së treti, realiteti i të ardhmes”, shton nobelisti Kaneti.

Për fat të keq, PD-ja (e dy apo tre krahëve nuk po shikon një realitet që po ndryshon kundër saj), nuk e percepton dot realitetin e tanishëm me ndarjen e frikshme dhe me humbjen e kohës dhe kështu e ka të vështirë që të perceptojë edhe të ardhmen. Ndaj, kjo e bën këtë iniciativë, që të ketë qëllim të mirë, por që teknikisht të mos ngjallë dot besim, para “apatisë” së njerëzve që nuk e duan ndryshimin për ndryshim. Dhe, ky është rasti kur përballet qëndrimi me PD-në (e supozojmë të bashkuar). Në një formë më realiste, njerëzve të politikës (në rastin tonë lexo: PD-së) duhet t’i kërkohet që të paktën të përmirësohen, pasi kështu do të thotë të ndryshojnë; kurse të jesh perfekt (e pamundur për ta) do të thotë të ndryshosh shpesh, shprehej në këtë logjikë me cinizëm Çurçill, duke dhënë një mesazh nga koha sesi PD-ja duhet të shikojë cinizmin e Realizmit, që tashmë po e përball dhe lëvizja e idesë për një Federatë të partive të vogla të opozitës. (Javanews)

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • demotakercita: 27/11/2023 08:29

    Keto parti kane "Kryetar",mund te kene edhe "kryesi" por ne realitet ato nuk kane elektorat.Qe te jesh grupim shoqeror (Parti) dhe te shpalosesh idet duhet te dalesh ne beteje e te afirmohesh.Ne gjithe keto vite keto kane dale nen "ombrellen" e PD-s ku kane siguruar edhe ndonje mandat deputeti.Te gjithe Ata (deputete)kane qene ushtar te kryetarit te "Partise meme",PD-s.Shqiperia ka nevoje urgjente per opozite te mirfillte e jo "shporte me karavidhe".Populli do ti besoj kur ata te japin shprese me programe dhe ide,per ndryshim.Po kalojne tre vjet dhe keta "opozitare" nuk po behen te gjalle.Presin si do ti shkoj halli PD-s e nongrades."Mbase behet e mire Amerika dhe ja heq kete damke".Vertet duhet bashkeveprim per ndryshim,se ndryshe do te presim qe K/ministri aktual te behet mbret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje