Federata evropiane refuzon sërish Federatën e Tenisit të Kosovës

Federata evropiane refuzon sërish Federatën e Tenisit të Kosovës
Kryetari i FTK-së, Shkëlzen Domi, nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se kanë aplikuar për pranim në federatën evropiane më 5 janar, por Bordi i kësaj federate nuk e ka informuar fare FTK-në me vendimet e mbledhjes së 7 shkurtit në Zyrih, ku në rend dite ishte edhe pranimi i FTK-së.

“Duke pasur parasysh se Bordi i Federatës evropiane nuk na informoi rreth vendimit në mbledhjen e Zvicrës, më 1 mars i kam dërguar edhe një shkresë Bordit të këtij asociacioni dhe Federatës botërore të tenisit, ku i informova edhe për situatën e re në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes në Bruksel, për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale. Në këtë shkresë kërkova që Bordi i Federatës evropiane ta merr në konsideratë këtë situatë të re dhe të na pranojnë nën ombrellën e saj me emërtimin ‘Kosova*’.

"Pas kësaj shkrese në FTK arriti përgjigja nga kryetari i Federatës evropiane të tenisit, Zhak Dupre, ku ashtu sikurse edhe në të kaluarën ai shpreh keqardhje dhe na bën më dije se kjo federatë nuk e mbështet anëtarësimin tonë derisa Komiteti Olimpik i Kosovës të anëtarësohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Mirëpo, në fund të letrës, kryetari i Bordit të Federatës evropiane thotë se shpresojnë se së shpejti do të jetë e mundshme të marrin në konsideratë zgjidhje tjera dhe se do të vazhdojnë ta përkrahin zhvillimin e tenisit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e kryetarit të FTK-së, Shkëlzen Domi.

Ai ka bërë të ditur se pas ankesave të FTK-së se refuzimi për anëtarësim është i pabazuar në pikat e Statutit të Federatës Evropiane, kjo e fundit në vitin 2011 ka ndryshuar Statutin e saj dhe tani aty është vendosur si kusht që një federatë e një vendi mund të anëtarësohet vetëm nëse shteti nga vjen është i pranuar në OKB dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta