Pas rreth 24 orësh pas ngjarjes në stadiumin e Beogradit mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ka reaguar edhe Federata Serbe e Futbollit, e cila nga ana e saj pretendon fitoren në tavolinë.
Përmes një komunikate për shtyp, Federata Serbe shprehet se ishte valëvitja e flamurit ajo që shkaktoi ngjarjen në fjalë. Kjo pasi FSF e cilëson si fyerje ndaj shtetit serb, valëvitjen e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” madje një fyerje edhe për Maqedoninë e Greqinë.
Sa i përket asaj që ndodhi në fushë, sipas Federatës Serbe, lojtari vendas Mitroviç, i cili vrapoi për të kapur flamurin, kishte për qëllim vetëm që të largonte flamurin nga fusha.
Gjithashtu, paçka pamjeve që tregojnë qartë dhunën e ushtruar nga ana e tifozëve ndaj kombëtares sonë, për Federatën Serbe, qëllimi i vetëm i tyre ishte gjithashtu largimi i flamurit të “Shqipërisë së Madhe”.
Po ashtu, në komunikatën e FSF, bëhet e ditur se nga ana e saj, ekipi serb kërkonte që ndezhja të vazhdonte, por sipas tyre, ishte kombëtarja jonë, ajo që nuk pranoi të futej në fushën e blertë.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, FSF pretendon fitoren në tavolinë, me rezultatin 3-0. Megjithatë, UEFA ka provat materiale, dhe në bazë të hetimit të nisur ditën e sotme pritet të jepet vendimi për gjithçka ndodhi mbrëmjen e djeshme në Beograd.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com