Federata Spanjolle e Futbollit ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër FIFA-s për shkak të vendimit për ndryshimin e formatit të Kupës së Botës për Klube pa asnjë konsultim.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino njoftoi në dhjetor 2022 se 32 ekipe do të garojnë në Kupën e Botës për Klube në2025. FIFA planifikon të mbajë një Kupë Botërore të Klubeve të zgjeruar çdo katër vjet në vend të turneut aktual vjetor.
Pritet të shihet se çfarë vendimi do marrë CAS, me La Liga-n që nuk e ka për herë të parë që ankohet për vendimet e FIFA. Në 2021 për shkak të kalendarit të ngjeshur me ndeshjet e kombëtareve në Amerikën Latine, lojtarët u detyruan të kthehen në Spanjë brenda 48 orëve, me La Liga-n që shtyu disa ndeshje.