Federatë opozitare pa Bashën, zëdhënësja e PD: Është ndërtuar në kurriz të qytetarëve! Nuk pranojmë aleancë me ata që nuk mbështesin SPAK

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina në një lidhje skype në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu foli për mungesën e PD-së në federatën opozitare të krijuar së fundmi, pjesë e së cilës është edhe Rithemelimi.

Karabina u shpreh se PD është vetëm pro aleancave që kanë një qëndrim të qartë pro drejtësisë dhe partnerëve euroatlantikë. E pyetur për bashkimin e Bardhit me Rithemelimin, Karabino tha se një veprim i tillë mund të ketë zhgënjyer shumë demokratë por theksoi se qëndrimi mbetet i njëjtë për të bashkëpunuar vetëm me ata që mbështesin pa asnjë rezervë SPAK-un.  

"PD ka mundësi të krijojë aleanca me këdo që nuk ka lidhje me sulmet ndaj SPAK-ut, që ka një qëndrueshmëri të prerë. Jemi për aleanca dhe bashkëpunime që janë euroatlantike të pakorruptuara, mbajnë qëndrim të qartë dhe mbështesin pa asnjë rezervë drejtësinë. Ne kemi thënë se mund të na bashkohet kushdo që është krah partnerëve dhe mbështet pa asnjë rezervë SPAK-un”- u shpreh Karabina.

Sipas Karabinos, federata e re opozitare është ndërtuar në kuadër të marrëveshjeve në kurriz të qytetarëve, ndërsa u shpreh se PD distancohet nga aleanca të tilla dhe theksoi se përqendrimi kryesor duhet të jetë tek Reforma Zgjedhore.

“PD do fitojë besimin e qytetarëve jo me aleanca dhe marrëveshje në kurriz të tyre por do ta fitojë me moral politik me një aleancë në shërbim të qytetarëve jo në shërbim të aleancave të ngushta. Interesi i qytetarëve sot është Reforma Zgjedhore dhe PD po bën akte politike për të pasur një sistem zgjedhor demokratik për të siguruar zgjedhje të lira, për t’ju imponuar mazhorancës në parlament ku më pas të kemi votim të Kodit Zgjedhor”- tha zëdhënësja e PD.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas