TIRANE - Vendmi i papritur i ish-ministrit për marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi dhe zëvendësimi i tij me Ermonela Felaj, ka sjellë ndryshime edhe në rradhët e deputetëve të Partisë Socialiste.
 
Kjo pasi me pranimin e postiti të ri, Felaj duhet të lërë mandatin e deputetes, bazuar në rregulloren e vendosur nga qeveria Rama.
 
Kështu në bazë të listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, me largimin e Felaj, e cila është deputete e qarkut të Beratit, mandati duhet t’i kalonte kreut aktual të ALUIZNI-t Artan Lame.
 
Megjithatë burime për A1 Report, bëjnë të ditur se vetë Lame ka refuzuar mandatin e deputetit. Si rezultat, sipas listës emërore mandati i Felajt i shkon Anila Agalliut, po në qarkun e Beratit. Agalliu do të jetë kështu deputetja më e rë e Partisë Socialiste që do të zërë vend në Parlament duke filluar nga sesioni i ardhshëm në shtator. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)