TIRANE - Deputetja socialiste Ermonela Felaj kundërshtoi sot në Kuvend, projektligjin për armatosjen e deputetëve. Më poshtë po publikojmë fjalën e plotë të znj.Felaj:
"Diskutimin mbi nevojën e një ligji të ri armësh, do e nis me disa të dhëna të thjeshta, të marra prej raportit më të fundit të Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, paraqitur Kuvendit të Shqipërisë.
Në vitin që sapo lamë pas, janë shënuar 131 ngjarje të vjedhjeve me armë, nga 106 në vitin 2011 dhe nga 62 në vitin 2008.
Në vitin 2012 janë shënuar 821 raste të veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, nga 678 në vitin 2011 dhe nga 465 në vitin 2008.
Në vitin 2012 janë shënuar 111 raste të veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, nga 84 në vitin 2011 dhe nga 44 në vitin 2008.
Në vitin 2012 janë shënuar 98 raste të veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, nga 83 në vitin 2011 dhe nga 50 në vitin 2008.
Pyetje që natyrshëm lind: A ndihmon sikur dhe sadopak, ky projekt i ri i ligjit të armëve, në uljen e numrit të atyre veprave penale që konsumohen duke mbajtur ose përdorur armë?
Përgjigjja është “Jo!”
Në asnjë nen, në asnjë paragraf, nuk gjen qoftë dhe një rresht që të tregojë a justifikojë se qeverinë, që është dhe propozuesja e këtij ligji, e ha meraku për krimet që ndodhin duke përdorur dhe mbajtur armë, për rritjen me galop të tyre.
Projekti i ligjit “Për armët” nuk justifikohet dhe as motivohet nga ndonjë interes publik, përkundrazi dhe si rëndom ndodh me ligjet që i sillen këtij parlamenti, ai prihet nga synime të pastra të interesave private apo klienteliste ndaj pushtetit.
Qeveria ka zgjedhur për qokë të radhës një ligj të tillë, i cili sapo u lançua në publik ngjalli pyetjen dhe përfundimin njëkohësisht se “përse na duhet ky ligj?!”
Çfarë na duhet ky ligj kur qeveria nuk po e bën dot “zap” krimin?
Po çfarë i duhet ky ligj Shqipërisë kur bota po shkon e gjitha në drejtimin e kundërt, atë të reduktimit të posedimit të armëve të zjarrit nga qytetarët e saj?!
Sigurisht, që Qeverisë nuk i dridhet qerpiku nga diskutime të tilla, dhe ishte aq e vendosur ta bënte e ta miratonte këtë ligj, saqë në projektin fillestar kishte propozuar që edhe pronësia mbi armët luftarake të zjarrit, të ishte private, që kryetarët e bashkive dhe komunave, të fillonin të prokuronin armë me të hollat e taksapaguesve të tyre.
Ligji i ri për armët që qeveria ka zgjedhur të na propozojë, liberalizon pronësinë mbi armët duke bërë që pronësia mbi armët luftarake të zjarrit, sportive dhe të ftohta, përjashto ato të gjuetisë, që deri më sot ishte vetëm shtetërore, të jetë edhe private.
Po ashtu prodhimi, riparimi, ndreqja dhe çmontimi i armëve, do të bëhet edhe nga persona fizikë ose juridikë privatë.
I gjithë ky liberalizim bëhet përmes një projekti gjysmak prej 37 nenesh dhe po e quaj të tillë, sepse ligji nga i cili është kopjuar, ai i Republikës së Kosovës, i miratuar në vitin 2009, ka plot 81 nene që rregullojnë në mënyrë të detajuar mbajtjen, përdorimin, shitblerjen dhe transportin e armëve.
Do të ishte me të vërtetë gjysma e të keqes sikur të kishim adoptuar të plotë ligjin kosovar, por kopjacëve mesa duket u ka sosur durimi duke kopjuar, kështu që marrin fillimin dhe fundin dhe e quajnë punën të kryer.
Sikur të mos mjaftonin këto, idetë për liberalizimin e armëve na vijnë pikërisht nga kjo qeveri e cila sa i takon administrimit të armëve në tërësi, është provuar jo thjesht si e papërgjegjshme, por shkaktare e drejtpërdrejtë e humbjes së jetës së dhjetëra shqiptarëve.
Në vitin e errët 1997 Sali Berisha i shtyu shqiptarët të hapnin depot e armëve të zjarrit, ngjarje kjo me pasoja katastrofike në njerëz, por dhe në kohë, mbasi edhe sot raportohen ende mbi 300 mijë armë zjarri të pambledhura.
5 vjet më parë, në 15 mars 2008, qeveria me vendimin e saj, lejoi ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve m’u në mes të fshatit Gërdec, pa llogaritur aspak se kjo ishte si t’u vendosje atyre njerëzve një minë me sahat në derë të shtëpisë
Më 21 janar 2010, Sali Berisha urdhëroi një përdorim të armëve zjarrit, të pashoq për ndonjë demokraci, mbi njerëz, duke vrarë 4 qytetarë të pafajshëm dhe plagosur me dhjetëra.
Sot, pa pikën e moralit dhe brerjes së ndërgjegjes, na ofron këtë ligj që thuhet se bëhet sipas direktivave të BE, por e vemja direktivë në fuqi është që prej më shumë se 20 vjetësh, s’e përcakton rishtas kategoritë e armëve dhe ngushton rrethin e subjekteve që do kenë të drejtë të mbajnë armë.
Në fakt rrethi i atyre që do të kenë të drejtë të pajisen me autorizim për mbajtje arme, pa i hyrë llogarisë nëse është më i madh, më i vogël, apo i njëjtë, në ndryshim nga ligji i vitit “92, është një rreth i hapur, ku qeveria sa nëpërmjet parashikimit parazitar të “subjekteve të tjera që parashikohen nga ndonjë dispozitë ligjore”, dhe sa nëpërmjet kushteve shumë të përgjithshme dhe subjektive për pajisjen me armë, mund të futë kë dhe si të dojë.
Fjala vjen një përdorues i lëndëve narkotike, përdorues në doza të vogla nuk dënohet, që ka mbushur moshën 22 vjeç, që ka marrë dhe dëshminë e aftësimit praktik, ka me dhjetëra në Tiranë, mjaft të shkoni tek Qendra Aksion+ te rruga e Elbasanit dhe të shihni sa marrin trajtim aty, mund të pajiset lirisht me armë zjarri.
A nuk përbën kjo qartazi rrezik publik?
Të rinj vetëm 22 vjeç, (nuk kuptohet pse mosha 22, sepse në asnjë ligj civil nuk gjen këtë kufi moshor), të padënuar, po ashtu mund të pajisen me armë sepse ligji nuk përcakton në mënyrë të qartë dhe të plotë qëllimet për të cilat kërkohet pajisja me armë, me fjalë të tjera, edhe kur qëllimi për t’u pajisur me armë është për të vrarë, për t’u hakmarrë, ai është i ligjëruar, sepse ky projekt nuk e ndalon shprehimisht!!
Projekti nuk ka asnjë lloj kufizimi për numrin e armëve ose të personave që do të kenë të drejtë të pajisen me armë në shoqëritë tregtare, sikurse nuk ka as dhe ndonjë kufizim për sasinë e municionit që një person mund të posedojë dhe të blejë.
Nuk e di si do të mund t’i shquajë pastaj qeveria trafikantët e armëve. Nuk ka asnjë përshkrim sesi do të duhet t’i sigurojnë armët e zjarrit poseduesit e tyre.
Besoj që kaq mjafton për të kuptuar, se Sali Berisha dhe qeveria e tij nuk kanë zgjedhur të ofrojnë ligje që rregullojnë apo sigurojnë në vijimësi jetën e qytetarëve të zakonshëm, por ligje që u sigurojnë licensa klientëve që duan të ngrenë poligone private qitjeje etj, etj.
Ndër të tjera, Sali Berisha duket se ka vendosur t’i japë përgjigje edhe pyetjes:“Në planetin tonë, një në 10 dhjetë persona është i armatosur. Si armatosen 9 të tjerë?!”- përfundoi deputetja socialiste.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com