Felaj: Treguam krenari në Serbi 
Do jemi në mbrojtje të shqiptarizmit

Felaj: Treguam krenari në Serbi <br />Do jemi në mbrojtje të shqiptarizmit
KUÇOVE - Ngjarjet e fundit në Beograd gjatë ndeshjes së kombëtares sonë me Serbinë, sipas ministres të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, treguan se shqiptarët kanë ndjenjën e krenarisë dhe se shqiptarizmi do të mbrohet gjithmonë.
 
Ministrja mori pjesë në 70-vjetorin e çlirimit të Kuçovës,  ku nuk la jashtë vëmendjes racizmin e shfaqur nga Serbia zyrtare e nxitur vrulltazi vetëm nga valëvitja e flamurit të Shqipërisë etnike mbi stadiumin Partizani ku u luajt ndeshja e 14 Tetorit mes kombëtareve të dy vendeve.
 
Në botë sot gjithandej ka shfaqje të fashizmit racor dhe fetar. Kjo është ditë shumë e rëndësishme për të treguar se cilat janë vlerat dhe liritë e njeriut. Ngjarjet e ditëve të fundit treguan diçka shumë të madhe. Ne e kemi të brendshme ndjenjën e krenarisë dhe do jemi gjithmonë në mbrojtje të shqiptarizmit. Do të jemi gjithmonë në mbrojte të lirisë”, tha ministrja Felaj.

Duke u ndalur tek 70-vjetori i çlirimit të Kuçovës, Felaj theksoi se sot ditë e rëndësishme për të nderuar dëshmorët. Në përkujtimin e kësaj dite morën pjesë edhe deputetja e zonës e sapo zgjedhur Anila Agalliu si dhe pushtetarë vendorë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim