FemFest, në sheshin ‘Skënderbej’ performancë nga ‘HAVEIT’! Në Tiranë e rrethe, dokumentare e shfaqje dedikuar gruas!

Festivali Fem Fest vijon edhe sot me një sërë aktivitetesh. Në orën 12.00 mbahet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë një performancë nga grupi “HAVEIT” . Ndërsa në orën 19.00 do të ndahen bursat për studentet e reja në Universitetin e Arteve.

Shfaqet sot në orën 20 në Teatrin Kombëtar në ArTurbina komedia “Martesë me kushte” nga Dario fo dhe me regji të Altin Bashës.

Vijon sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë shfaqja  “Gjysmë-jeta e Marie Curie” e Lauren Gunderson me regji të Armela Demajt, e cila interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo.

Duke trajtuar temën e tradhëtisë e divorcit jetësohet sot në orën 19.00 në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë shfaqja “Natën e mirë me burrin tim” me regji të Jorgaq Tushes.

Me rastin e Ditës së Gruas, organizohet sot në orën 20.30 në qendrën e artit “Agimi” në Tiranë mbrëmja  dedikuar grave dhe vajzave “Nata është e jona” .

Interpretohet sot në skenën e Teatrit Kombëtar drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit dhe pjesëmarrjen e Ema Andreas.

Shfaqet sot në orën 16.00 në Qendrën Rinore “Arka” në Shkodër dokumentari “Trup për turp” me regji të Elton Baxhakut.

Shfaqet sot në orën 13.00 në kinemanë “Lasgush Poradeci” në Pogradec dokumentari “Krahët e gruas, forca e jetës”, një projekt i organizuar nga Juarda Allko.

Teatri magjik shfaq sot në orën 16.00 në Kalanë e Elbasanit dokumentari “Diell dhe dallëndyshe” me skenar dhe regji të Anxhela Gaxhazit.

Ngjarja artistike “Fije jete” dedikuar gruas mbahet sot në orën 18.00 në hollin e teatrit “Migjeni” në Shkodër 

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, Mete në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor: Të synojmë krijimin e lidhjeve efikase të pagesave ndërkufitare

Mali i Zi, Mete në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor: Të synojmë krijimin e lidhjeve efikase të pagesave ndërkufitare