Fëmija juaj lexon pa mbushur 5 vjeç? Prindër Kujdes! Drejtohuni tek specialisti, fëmija mund të…

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka ishte neuropediatria e njohur Migena Kika, e cila foli për dy fenomene tek fëmijët e vegjël siç janë hiperleksia dhe gjuhët e huaja që mësohen nga ekrani.

"Së pari dua të shpjegoj termin hiperleksi, për të gjithë që nuk janë të fushës, hiper është mbi dhe leksia është lexim, pra fjalë për fjalë hiperleksia është mbi lexim" e nis kështu intervistën neuropediatria.

”Në Shqipëri kemi vënë re se ka shumë raste së fundmi, ku prindërit vijnë dhe ankohen se fëmija i tyre ka nisur të tërhiqet nga gërmat, figurat gjeometrike apo numrat, që në moshë shumë të hershme”. Sipas mjekes, hiperleksia është një formë çrregullimi që duhet dalluar sa më parë nga prindërit dhe të mbahet në kontroll.

”Gati 94% e fëmijëve të vegjël shfaqin forma në shkallë të ndryshme të hiperleksisë, por jo gjithmonë diagnostikohen, pasi prindërit nuk shkojnë tek mjekët e fushës” tha mjekja në studio.”Mes çrregullimeve si hiperleksia, jo të gjithë rastet kanë lidhje me autizmin, ndërsa duhet theksuar se e kundërta e hiperleksisë është disleksia, pra pamundësia për të dalluar shkronja, numra apo figura gjeometrike” shtoi ajo. Nëse mund të themi me fjalë të varfëra dy fjalë për këtë lloj çrregullimi, do duhet të nënvizonim se është një formë e lehtë çrregullimi që nëse trajtohet në kohë, rikuperohet shpejt. Së dyti leximi automatik, apo hiperleksia, duhet diagnostikuar shpejt pasi është një çrregullim i zakonshëm, por jo shqetësues deri diku.

Simptomat e hiperleksisë

Si të gjitha çrregullimet, hiperleksia mund të ketë disa simptoma karakteristike që ju lejojnë të dyshoni nëse fëmija juaj mund të paraqesë këtë gjendje në zhvillimin e saj: Aftësia e hershme e leximit krahasuar me fëmijët e tjerë të moshës së tij, vështirësia për të kuptuar dhe përdorur gjuhën verbale, vështirësia në përpunimin e asaj që është thënë verbalisht, vështirësia për t'iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me: kush, çfarë, ku, kur dhe pse, aftësi të forta kujtese dhe memorizim objektesh, pasiguri në lidhje me kalimet ose ndryshimet në rutinat si dhe përpjekja me aftësitë shoqërore.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare