Ende nuk është krijuar një rrugë alternative për banorët e fshatit Bashaj në bashkinë e Selenicës në Vlorë të cilët kanë mbetur të izoluar nga rrëshqitja masive e dherave dhe gurëve nga mali në fshatin Matogjin.

Për pasojë, një femijë i dëmtuar nga Mushka në ditët e para të janarit, e që kishte nevojë për kujdes mjekësor, u transportua me helikopter drejt spitalit në Tiranë.

Ndihma mjekësore iu dha nga infermieri i zonës, por për mjekim me të specializuar duhej të shkonte në spital. Për transportimin e tij, u përdor një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes.