Fëmijë në rrugë,Verzivolli:Prokuroria
ka mbyllur gjysmën e denoncimeve

Fëmijë në rrugë,Verzivolli:Prokuroria<br />ka mbyllur gjysmën e denoncimeve
Nxjerrja e fëmijëve nga rruga vazhdon të jetë sfidë për sa kohë që Prokuroria mbyll hetimet e rasteve të denoncuara. Kjo  u deklarua  nga drejtorja e Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve, Ina Verzivolli, në një intervistë për Report TV.
 
“Fëmijët që janë në situatë rruge i përkasin dy kategorive, ose janë raste shumë komplekse me të cilat po punohet dhe kanë nevojë për një punë shumë të gjatë pasi ndoshta nuk ka bashkëpunim shumë të mirë nga familja, ose janë raste që dyshohet për shfrytëzim dhe ndërkohë mund të jetë bërë ndjekje penale. Në këtë drejtim bashkëpunimi me Prokurorinë nuk ka qenë shumë i frytshëm pasi më shumë se gjysma e rasteve janë pushuar dhe ata fëmijë kanë përfunduar sërish në rrugë”, u shpreh ajo.  
 
Aktualisht janë rreth 600 fëmijë në situatë rruge. Verzivolli shprehet se edhe për fëmijët që tashmë kanë dalë nga rruga në këto tre vjet, sërish nuk është garancia e plotë nëse ata nuk i rikthehen rrugës. Ndaj edhe ka kërkuar bashkëpunimin e shkollave ku këta fëmijë janë regjistruar.
 
“Nuk jemi të sigurt që gjithë këta fëmijë nuk janë kthyer në rrugë. Është i rëndësishëm bashkëpunimi me shkollat, pasi duke i regjistruar në shkolla jemi të sigurt se nuk do të jenë në rrugë por në bankat e shkollës. Në këtë drejtim është bërë një punë shumë e madhe, vetëm vjet janë regjistruar rreth 234 fëmijë në shkollë dhe rreth 90 fëmijë në parashkollorë”
, deklaroi Verzivolli.
 
Në vendin tonë kanë dalë nga rruga 430 fëmijë, të cilëve iu është ofruar ndihmë jo vetëm atyre por të gjithë familjes.
 
“Që nga regjistrimi në gjendjen civile, regjistrimi në çerdhe, kopsht, shkollë është absolutisht prioritet. Ndihma ekonomike, për të gjetur një punë, apo për të pasur strehim. Bashkia e Tiranës ka bërë një punë të shkëlqyer me bonuset e qirasë që u ka ofruar këtyre familje dhe shërbime të tjera që përfshijnë kujdesin shëndetësor dhe paketat ushqimore”,
u shpreh Verzivolli.
 
Për sa kohë do të ketë varfëri si edhe mungesë përgjegjësia si nga prindërit ashtu edhe nga sistemi i drejtësisë, do të vazhdojmë të shohim fëmijë në situatë rruge.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Berisha sulmon SHBA, të dëgjoj rrugica

Berisha sulmon SHBA, të dëgjoj rrugica