Nëna e 3 fëmijëve në Durrës, e cila u denoncua nga ish-vjehrra se i ka braktisur, vijon të këmbëngulë se nuk është e vërtetë. Në një intervistë për emisionin Sot Live në Shqipëri në Report Tv, nëna rrëfen kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballet.

Rrëfimi i plotë i nënës së 3 fëmijëve për Report Tv

Është thënë që i kam braktisur 3 fëmijët. Shkollës i është dërguar raporti, ku fëmijët janë të deklaruar që janë të sëmurë dhe janë në kurim. Nuk i kam lënë vetëm fëmijët. Gjatë ditës i kam lënë vetëm, sepse jam e detyruar të punoj për fëmijët. Ia kam thënë edhe policisë, shtëpia ime ka pasur disa rroba në krevat, por është futur një dorë tjetër për të hedhur poshtë. Nëse do jetonin në ato gjendje, fëmijët s’do ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët kanë kryer ekzaminime dhe janë në gjendje shumë të mirë. Që prej përmbytjes jemi pa ujë, kam prova dhe fakte të tjera dhe do hedhim poshtë pretendimin e gjyshes. Nëse s’do isha e zonja t’i mbaja, s’do i mbaja këtu e prej 5 vitesh që s’jam më me bashkëshortin. Fëmijët e mi nuk janë rritur me urrejtje për babanë e gjyshen. Kur ka ardhur gjyshja, fëmijët e mi kanë hapur derën.

Kur vinte në Shqipëri, më thonte dua të takoj fëmijët. Dje s’më ka lajmëruar, s’më ka thënë që është kthyer dhe do të takojë fëmijët. Pse dje s’më ka marrë në telefon si çdo herë.

Fëmijët janë shumë mirë, janë bërë mjekimet. Dyshohet se zgjebe, ishte infeksion lëkure. Kanë marrë një raport 2 javor dhe kaq. Infeksioni më thanë që është marrë në shkollë, por është gjë që kalon.

Ne kemi shumë kohë që jemi diovorcuar, që kur kam qenë shtatzënë me vajzën. Deri sot që vajza ime është 5 vjeç. Ja kam sakrifikuar dhe ja kam dalë. Fëmijët i kam shumë mirë, si fizike dhe psikologjike. Gjatë kohës që ish-bashkëshorti im ka qenë në burg, gjyshja mund të sillte ndonjë çokollatë. Tani që ka dalë nga burgu, nis 18 mijë lekë. Çfarë mund të bëj me 18 mijë lek.

Në gusht kam shkuar në Itali, kemi rënë dakord të bënim dokumentet, që ti merrnin fëmijët. Unë me një shtëpi me ata nuk mund të jetoja. Kemi pasi konflikte, jam kthyer në Shqipëri, kam dashur te ik në Itali, s’më kanë lejuar ngaqë ka hedh pretendime se kam braktisur fëmijët. Nuk ika dot se shteti shqiptar më tha ke kaluar 3 mujorshin në Itali dhe duhet të qëndrosh 3 muaj me patjetër në Shqipëri.

Kam punuar me një turn dhe 2 turne. Gjatë ditës kanë ndenjur vetëm, se kam qenë e detyruar. Skam pasur ndihën sociale. 300 mijë lekë qiraja. Unë kam rrogën 400 mijë lekë rrogë. Kam shkuar i kam çuar në shkollë, i ka marrë djali i madh, ose unë shkëputem nga puna i çoja në shtëpi. Shkëputesha, ju çoja ushqim dhe çdo gjë.

Kam, kërkuar ndihëm sociale, më kanë parë që kam tv, lavatrice, më thanë që ke kushte më të mira se unë. Çfarë ndihme sociale kërkon.

Unë do luftoj, kujdestarinë nuk ma heqin dot. Me pas mundësinë familje ime s’më lejonte kurrë të punoja dy turne. Familja ime jeton jashtë.


Lajmi kryesor:

Denoncimi për braktisjen e 3 fëmijëve në Durrës, nëna për Report Tv: Kurth nga ish-vjehrra, punoj dy turne! 3 të miturit me zgjebe, pritet vendimi i kujdestarisë