Fëmijët autikë, Liri Berisha
çel ankandin për fonde
Është çelur sot ankandi i fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, i drejtuar nga Liri Berisha. Në një ceremoni të organizuar në Hotel Sheraton, vihej re prezenca e mjaft biznesmenëve të njohur në vend, të cilët ishin edhe pjesëmarrës në ankandin për grumbullimin e fondeve në ndihmë të fëmijëve autikë në Shqipëri. Nesër në të përditshmen SHQIPTARJA.com do të gjeni detaje të shumta mbi veprat e vendosura në ankand si dhe mbi vip-at e tjerë që morën pjesë në ceremoni.
TIRANE - Është çelur sot ankandi i fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, i drejtuar nga Liri Berisha. Në një ceremoni të organizuar në Hotel Sheraton, vihej re prezenca e mjaft biznesmenëve të njohur në vend, të cilët ishin edhe pjesëmarrës në ankandin për grumbullimin e fondeve në ndihmë të fëmijëve autikë në Shqipëri.
Nuk mungonin as personalitete të njohura të botës së artit dhe politikës në vend. Po ashtu u ve re dhe prezenca e ambasadorëve të huajë në Tiranë, si ambasadori i BE Ettore Sequi dhe ai i
OSBE, Eugen Wollfarth.
Drejtuesja e këtij fondacioni në Shqipëri, Liri Berisha si dhe themeluesi i këtij fondacioni në Amerikë Domenic Sacalione ishin dhe personat pritës të kësaj ceremonie. Pritet që rreth orës 23:00 të përfundojë gjithë kjo ceremoni, ku do të shpallen dhe fondet e mbledhura.
Ajo që nuk kaloi pa u komentuar ka qenë fakti se zonja Liri Berisha, ka refuzuar të puthë menaxherin e fondacionit të fëmijëve me qendër në SHBA, zotin Herman Sullivan, një shtetas afro-amerikan. Nuk dihet nëse ngjyra e tij e lëkurës ka qene shkaku që zonja Liri Berisha nuk ka dashur të përqafoje zotin Herman Zullivan, apo ndoshta për shkak të grimit, që në një rast të tillë ka qenë pak më i “tepruar” se zakonisht.

Gjithsesi, duket qartë që bashkëshortja e Kryeministrit ka refuzuar puthjen dhe përqafimin që menaxheri i fondacionit amerikan mezi ka pritur t’i japë. Shprehja e saj e fytyrës, shtrëngimi i syve sikur po të ndodh diçka e padëshirueshme, ishte aq i qartë sa edhe i ftuari i saj i ka kërkuar ndjesë me një lëvizje dore.
Nesër në të përditshmen SHQIPTARJA.com do të gjeni detaje të shumta mbi veprat e vendosura në ankand si dhe mbi vip-at e tjerë që morën pjesë në ceremoni.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.6%
-
Jo
10.9%
-
S'do votoj
7.5%
Vota total: 681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiuni i dyshuar rus synon post të lartë sigurie në Serbi dhe Azinë Qendrore
11 Mars, 07:55
-
Nga duart e krimit te fuqizimi i grave: Transformimi i jashtëzakonshëm i një sipërmarrjeje
8 Mars, 16:28
-
OSBE mbledh gjyqtarët, fokus forcimi i rolit të tyre në mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve
7 Mars, 17:18
-
Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së, Tarran thirrje të rinjve dhe diasporës: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar
6 Shkurt, 12:25
-
Akuzat për paligjshmëri në garën për drejtorin e RTSH, OSBE: Të jetë proces i bazuar në meritë! Gonzato: Të sigurojmë transparencë
31 Janar, 17:36
-
Rikuperimi i aseteve të paligjshme, ambasadori Tarran: Forcojmë bashkëpunimin, të shtohen përpjekjet në luftimin e krimit të organizuar
30 Janar, 17:59
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, presidenti Begaj: Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës që qëndruan për lirinë e saj
15 Janar, 09:18
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15