Fëmijët autikë probleme me karantinën, psikologia Denada Toçe: Kjo është periudha më e vështirë për ta dhe prindërit

Karantinimi ka shkaktuar problematika te të gjithë fëmijët në përgjithësi pasi ka ndryshuar dinamikën e tyre të jetës, por problemet më të mëdha vihen re te fëmijët me çrregullime të spektrit autik.

Kjo pasi ato kanë nevojë për trajtime të vazhdueshme me terapistë dhe kënde argëtimi. Ndryshimi dhe shkëputja e gjatë ndikojnë negativisht në gjendjen emocionale dhe zhvillimin e tyre. Për këtë problematikë psikologia Denada Toçe, tha për Report TV se në këto kushte psikologët mundet të japin online këshilla praktike për prindërit, por gjithsesi është e pamundur për të mbajtur nën kontroll çrregullimet e sjelljeve të tyre.

"Jemi mundur të japim Këshilla të vlefshme, sërish prindërit hasin vështirësi në menaxhimin e sjelljes, pasi në thelbin e spektrit të autizmit ka si problematikë çrregullimin e sjelljeve në ambientin social, familjarë dhe një pjesë e mirë janë në një proces programi, trajtimi të tyre që fatkeqësisht është ndërprerë. Kjo është një nga handikapet e kësaj periudhe pasi nuk ka nuk ka zgjidhje më optimale për momentin se këshillat online", tha Toçe.

Megjithatë një lajm i mirë në këtë periudhë vjen për ata që janë trajtuar për një kohë të gjatë dhe kanë përfituar aftësi dhe zhvillim të qëndrueshëm që gjatë kohës së karantinës nuk mund të pësojnë  regres.

"Fëmijët me problematikë me të theksuara që janë dhe në fazë trajtimi, pushimin i dëmton më shumë dhe rimëkëmbjen do e kenë pak më të gjatë në kohë, por jo të pamundur dhe për familjen kjo do të jetë një kosto jo vetëm financiare por dhe në kohë. Vetë prindërit janë ndjerë të papërgatitur në këtë situatë , pasi ndërhyrja te fëmijët me autizëm është e vështirë pasi kërkohet dhe prania e terapistët" tha Toçe.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë