Koreografia Elisa Barucchieri dhe dy balerinë nga Rajoni i Puljas përgatitën për ditë me radhë fëmijët e një shkolle private në Gjirokastër, për të realizuar shfaqjen artistike "Kërcim në ajër dhe përqafim zemrash".
Kërcënimi Kontemporan mori duartrokitjet e publikut në sallën e kinemasë, ndërsa koreografja italiane premton rikthim me shfaqje të tjera në qytetin e gurtë.
“Ne sollën një vallëzim kontemporan pasi mendojmë se është shumë e rëndësishme për të krijuar një vizion të ri tek fëmijët. Çdo moment ishte një përqafim, përshëndetje apo inkurajim për një sfidë shpërthyese”, thotë Elisa Barucchieri, koreografe e shfaqjes.
Ajo shton se "ne kemi planifikuar një aktivitet tjetër me të rinj dhe me aktorë profesionistë, një shfaqje teatrale që do të ngjitet në skenën në javën e parë të qaershorit kur inaugurohet teatri i ri i Gjirokastrës".
Këto aktivitete kulturore janë produkt i bashkëpunimi të hershëm ndërmjet ambasadës italiane dhe bashkisë Gjirokastër, mbështetur nga programi IADSA.