TIRANË - Fëmijët e parë të lindur në maternitetet “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” kanë marrë Bonusin e Bebes, një nismë që prej vitit 2019 ka mbështetur mbi 227 mijë familje në Shqipëri, bën me dije kryeministri Rama në facebook.
Ky program ofron ndihmë financiare për familjet, duke siguruar mbështetje që në hapat e parë të fëmijëve.
Për vitin 2025, janë akorduar 2.2 miliardë lekë për të vijuar këtë mbështetje, ndërkohë që do të shtohen edhe programe të reja për të ndihmuar më tej familjet shqiptare.
'Fëmijët e parë që erdhën në jetë në dy maternitetet, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, morën Bonusin e Bebes, një mbështetje financiare për familjet që lindin fëmijet në Shqipëri
Programi i bonusit, që nisi në vitin 2019, ka ndihmuar mbi 227 mijë familje, duke mbështetur fëmijët që në hapat e tyre të parë
Me buxhetin e vitit 2025 kemi akorduar 2.2 miliardë lekë për të vijuar këtë mbështetje, ndërsa për vitin e ri kemi shtuar edhe programe të reja në mbështetje të jetës dhe shëndetit, si “Paketa e Fertilitetit Falas”', shkruan Rama në Facebook.