Fëmijët helmohen me bar
miu, në hetim edukatorja

Fëmijët helmohen me bar<br />miu, në hetim edukatorja
POGRADEC- Një edukatore po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për ngjarjen e ndodhur dje në kopshtin e fshatit Leshnicë të Pogradecit, ku tre fëmijë u helmuan me bar miu të gjetur në ambientet e kopshtit të tyre. Dy prej tyrë ishin motër e vëlla ndërsa fëmija tjetër ishte i regjistruar po aty. Tre vogëlushët, me inicialet A.P 3 vjeçe, F.P 4 vjeç, vëlla e motër, dhe S.Z 3 vjeç, kishin qenë duke luajtur së bashku dhe në një dhomë kanë marrë barin e miut duke e futur në gojë. Pas pak kanë dhënë shenjat e para madje, janë çuar në spital nga edukatorja e kopështit.

Drejtoria e pediatrisë së spitalit të Pogradecit konfirmoi se fëmijëve u është bërë lavazh, ndërkohë ekipi mjekësor, i cili bëri të pamundurën që të nxjerrë helmin nga trupi i vogëlushëve tha se të miturit tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht vogëlushët po mbahen në spital për të parandaluar ndonjë reaksion shëndetësor, ndërsa pas mjekimit të plotë do të lihen nën kujdesin e prindërve.

Policia ka nisur hetimet, duke marrë në pyetje edukatoret, të cilat janë shprehur se e kanë lënë ilaçin për të zhdukur minjtë që kalonin në kopësht. Burime zyrtarë të policisë së Pogradecit bën me dije se njëra prej edukatorëve do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Ndërkohë që asnjë nga prindërit e fëmijëve, të grupit të parë të kopshtit nuk kanë bërë kallzim penal.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi