Fëmijët e punonjësve janë pritur nga ministri Lefter Koka ku së bashku kanë ndezur dritat e Pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri duke simbolizuar kështu hapjen e sezonit festiv të fundvitit.
Në fjalën e tij ministri Koka u ka uruar fëmijëve dhe prindërve të tyre një vit të mbarë dhe me ëndrra të realizuara.
“Ju uroj që vitin e ardhshëm ta keni sa më të mbarë, të jeni sa më të mirë në shkollë, sa më të sjellshëm në familje dhe në qytet. Qoftë viti që vjen plot me dashuri dhe mirësi në familjet tuaja”, u shpreh ministri Koka.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)