Reportazhi/ Fëmijët në Rripin e Gazës në kërkim të ushqimit për të mbajtur gjallë familjet

Reportazhi/ Fëmijët në Rripin e Gazës në kërkim të ushqimit për të mbajtur gjallë familjet

Fëmijët në radhë për ushqim

Reportazhi i BBC -  Në vende të caktuara, në momente të caktuara, mjafton të qëndrosh gjallë dhe është diçka për të cilën një fëmijë i cili del çdo ditë për të gjetur ushqim për familjen që po vuan nga uria duhet të ndihet krenar.

Çdo mëngjes, Mohammed Zo'rab, 11 vjeç, shkon në qytetin jugor të Gazës, Rafah. Me vete merr një tas të madh plastik dhe shkon në shkollat ​​që janë bërë qendra refugjatësh e kampe të improvizuara buzë rrugës që të mund të gjejë diçka për të ushqyer familjen.

Shkon dhe në spitale ku të plagosurit mbërrijnë në çdo orë, apo kudo tjetër ku mund të ketë një tenxhere që zien mbi zjarr.

“Kur kthehem te familja ime ushqim, gëzohen dhe hamë të gjithë bashkë”, thotë ai.

“Ndonjëherë shkoj duarbosh dhe ndihem i trishtuar”.

Mohamedi është më i madhi nga katër fëmijët dhe jeton me nënën, babanë dhe vëllezërit e motrat e tij. Babai i tij, Khaled, endet rreth Rafahut duke kërkuar punë për të mbledhur pesë sikla (rreth 1,38 dollarë; 1,08 £) për të blerë pelena për vajzën e tyre dy muajshe, Howaida.

Muhamedi është një nga mijëra fëmijë që janë të vetmit që mund të sigurojnë ushqimit për familjet e tyre.

"Kur ka shumë radhë dhe ka pothuajse 100 njerëz para meje, kaloj fshehurazi mes tyre," thotë ai, krenar për aftësinë e tij për t’u futur pa radhë në turma të mëdha pa u grindur.

Në shtëpi tasin me fasule ia jep mamasë, Samara, e cila më pas ia shpërndan ushqimin fëmijëve të tjerë.Ajo është e dobët dhe e sëmurë. 

“Kam kancer në kocka”, tregon ajo. “Unë jam 31 vjeç por kur më sheh mendon se jam 60. Nuk mund të eci.

"Nëse eci, lodhem shumë. Më dhemb i gjithë trupi dhe kam nevojë për trajtim dhe ushqim".

Tre muaj më parë, si shumë të tjerë, Samara dhe familja e saj u larguan nga banesat e tyre në veri të Khan Younis u vendosën në Rafah pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan nisjen e ofensivës në atë zonë dhe u thanë se do të ishin të sigurt në Rafah.

Që atëherë, lufta i është afruar vazhdimisht Rafahut. Më shumë se 70 njerëz u vranë në më pak se dy javë më parë kur Izraeli nisi një ofensivë për të shpëtuar dy pengje që mbaheshin nga Hamasi. Streha e familjes Zo'rab pikon shi dhe dyshemeja mbushet me ujë. Ndonjëherë, e vogla Howaida nuk ka pelena të reja.

Çdo ditë ofron poshtërime të pamëshirshme vendi ku 1.5 milionë njerëz, pesë herë më shumë se popullsia normale, janë të grumbulluar pranë kufirit egjiptian.

Me gati 85% të popullsisë së Gazës të zhvendosur atje  sasia e ndihmës që hyn në enklavë nuk është aspak afër asaj që nevojitet. Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), kërkohen pesëqind kamionë ndihma në ditë, ndërsa mesatarja ditore ka qenë nëntëdhjetë.

Situata në veri të Gazës është veçanërisht e nxehtë. Izraeli thotë se OKB-ja po dështon në shpërndarjen e ndihmave në veri. Organizata ka pezulluar lëvizjen e ndihmave ushqimore në Gazën veriore, sepse thotë se nuk ka mbrojtje për shoferët e kamionëve, të cilët janë përballur me sulme nga bandat kriminale dhe plaçkitje nga njerëz të dëshpëruar.

Përveç kësaj, forcat policore të drejtuara nga Hamasi në Gaza nuk janë më të gatshme të shoqërojnë kamionët me ushqime, sepse kanë frikë se do të qëllohen nga IDF.

Në Gaza, organizatat bamirëse po përdorin atë që ka mbetur nga burimet e tyre ushqimore për të ofruar ndihmë.

Mahmoud Al-Quishawi kreu i organizatës bamirëse me bazë në SHBA Pious Projects of America  thotë se përpjekjet e tyre për ti ndihmuar janë të mëdha deri  në sforcim por ‘atmosfera është e zymtë’ thotë ai. “Situata është katastrofike”.

Në veri të Gazës, ka pasur raportime për fëmijë që vdesin nga kequshqyerja.

Organizata bamirëse britanike Action Aid citoi një mjek në Gazën veriore të thoshte se një numër i konsiderueshëm fëmijësh kishin vdekur.

Një në gjashtë fëmijë nën moshën dy vjeç "të cilët u kontrolluan në strehimoret dhe qendrat shëndetësore të PZHBV-ve (Qendrat për personat e zhvendosur brenda vendit)  ishin kequshqyer prej janarit.

Në Gaza, civilët janë zënë në kurth nga lufta dhe uria

Marrë me shkurtime nga BBC

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 26/02/2024 09:31

    Pastaj thot Europa sesht genocid

    Përgjigju
  • hmm: 26/02/2024 08:05

    e të mendosh se çdo gjë bëhet në emër të fesë, këto s'kanë për të fituar kurrë me apo pa "aleatët e fuqishëm" të tyrë..Zoti e di më së miri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës