Fëmijët sulmojnë me gur autobusin nga Kosova, revoltohen udhëtarët (VIDEO)

Fëmijët sulmojnë me gur autobusin nga Kosova, revoltohen udhëtarët (VIDEO)

Udhëtarët të revoltuar zbresin nga autobusi

Dikur sulmohej me gurë në mes të Tiranës autobusi I kombëtares së Serbisë por mesa duket fëmijët e Kukësit kanë ngatërruar destinacion. Sipas korrespondentit të Report Tv në Kukës, Benet Beqiri një autobus me shtetas kosovarë është sulmuar me gurë nga disa fëmijë të cilët ishin duke luajtur në pjesën e sipërme të Rrugës së Kombit, në segmentin Morinë- Kukës.

Mësohet se gurët e hedhur drejt autobusit kanë thyer një xham të autobusit me targa shqiptare ndërkohë që siç na sigurojnë dhe pamjet nuk ka të lënduar por udhëtuesit kanë zbritur nga autobusi të revoltuar për situatën e ndodhur.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur