Pavarësisht se sherri mes dy fëmijëve të Pëllumb Gjokës dhe punonjësit të SHKB së burgjeve Kleant Musabelliu, ishte shuar nga stafi pedagogjik i shkollës ku ata studjonin, prindërit e tyre nuk i kanë lënë mënjanë mëritë e tyre. Dy personazhet e këtij krimi, janë takuar tek zona e “Pazarit të Ri” rreth orës 21:00 për tu sqaruar pas një sheri që kanë pasur më herët dy fëmijet e tyre.
Por në vend që konflikti i nisur nga fëmijët të shuhej nga prindërit e mëdhenj, këta të fundit i kanë hedhur benzinë zjarrit, duke e rënduar më tepër situatën. Kleant Musabelliu, ka qëlluar Gjokën disa herë me armë duke e plagosur në këmbë, por pa mundur t’i shkaktojë plagë që do ti rrezikonin jetën.
Sipas policisë,fillimisht ata janë zënë me fjalë dhe më pas kanë filluar goditjet me grushta dhe sende të tjera.Gjatë ditës së djeshme i arrestuari i këtij krimi, Kleant Musabelliu ka dalë para gjykatës së Tiranës, ku është njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg”.
Para gjykata ai ka shfaqur pendesë dhe se përdorimin e armës e ka bërë për vetëmbrojtje, por kjo nuk ka mjaftuar për ti zbutur masën e sigurisë, punonjësit të policisë së burgjeve, që me armën e shërbimit qëlloi mbi Pëllumb Gjokën.
Zënka për fëmijët që çoi në plagosje
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 11 shtatorit në zonën e “Pazarit të Ri”, në kryeqytet, ku 43-vjeçari Kleant Musabelliu, punonjës i SHKB-së plagosi me pistoletë në pjesën e këmbës biznesmenin, Pëllumb Gjoka, 46 vjeç. Musabelliu dhe Gjoka ishin takuar për t'u sqaruar, por në debat e sipër janë konfliktuar dhe për rrjedhojë punonjësi i SHKB e ka qëlluar atë në këmbë.
Një zënkë mes fëmijëve, ka shërbyer për plagosjen me armë të shtetasit Pëllumb Gjoka, që njihet si biznesmen. Kleant Musabelliu, ka qëlluar Gjokën disa herë me armë duke e plagosur në këmbë, por pa mundur ti shkaktojë plagë që do ti rrezikonin jetën. Sipas prokurorisë, dy personazhet e këtij krimi,janë takuar tek zona e “Pazarit të Ri” rreth orës 21:00 të së hënës, për tu sqaruar pas një sheri që kanë pasur më herët dy fëmijet e tyre.
Por në vend që konflikti i nisur nga fëmijët të shuhej nga prindërit e mëdhenj, këta të fundit i kanë hedhur benzinë zjarrit, duke e rënduar më tepër situatën. Fillimisht ata janë zënë me fjalë dhe më pas kanë filluar goditjet me grushta dhe sende të tjera.
Por kjo situatë ka shërbyer për përdorimin e armës së shërbimit nga ana e shtetasit Musabelliu, i cili ka qëlluar disa herë shtetasin Pëllumb Gjoka, duke i shkaktuar këtij të fundit disa plagë në këmbë. Krismat e armës, kanë sjellë panik në zonë ku menjëherë kanë shkuar dhe shërbimet e policisë së kryeqytetit.
Biznesmeni Gjoka është dërguar në spital me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia ka arrestuar autorin e plagosjes dhe gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes, duke pretenduar se ishte vetëmbrojtur.
Ndërkohë që blutë kanë sekuestruar celularët e dy personave të përfshirë në konflikt, për të zbardhur më tej nëse Gjoka dhe autori kanë pasur njohje të mëparshme dhe komunikime të vazhdueshme për këtë problem.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com