Ekskluzive/ 'Nëse Hygerta s'do fejohej më 1 mars, i ati do t'i përzinte të gjithë nga shtëpia!' Shefi i Krimeve në Durrës tregon ultimimatumin që Meta u kishte dhënë fëmijëve

Hysen Meta, ishte i pari që çedoi para hetuesve, kur po pyetej për babanë e tij, akoma pa dal lajmi i vrasjes. Në një moment ai ka thënë, autor i zhdukjes është rreth i afërt, i familjes. Kjo orientoi antikrimin e Durrësit, që zhdukja e Pëllumb Metës ishte një krim në familje.

Shefi i Krimeve në këtë rajon, Elton Shahini në një intervistë EKSKLUZIVE për emisionin "Sot Live në Shqipëri"  Report Tv  zbuloi detaje të rëndësishme për ngjarjen që po shokon opinionin, ku tre fëmijët Hysen, Hygerta, Amarildo, akuzohen për vrasjen e babait të tyre

“Në datën 13 shkurt Hysen Meta është paraqitur dhe ka bërë kallëzim se babai ka humbur dhe është larguar. Kemi kryer veprimet hetimore, shpallur në kërkim. Më 17 shkurt është gjetur mjeti në një zonë të pyllëzuar në sektorin rina. U ngrit grupi hetimor ku është bërë këqyrja e mjetit i cili rezultoi se nuk kishte dëmtime dhe ishte i mbyllur. U kryen kontrolle të vijës bregdetare, ku nuk u konstatuan gjëra të dyshimta. U thirrën familjarët, u mor në pyetje.

Fillimisht familjarët na orientuan se babai i tyre ka ikur edhe herë të tjera nga banesa në periudha të ndryshme pasi konsumonte pije alkoolike. U vazhdua hetime dhe një sërë veprimesh hetimore, këqyrja e kamerave të sigurisë, u ngritën disa pista ku mes tyre ishte edhe konflikti familjar. Janë pyetur disa herë familjarët dhe deri diku kishin një version por pas këmbënguljes sonë kishin kontradikta. Ne dyshonim që ky ishte një krim i brendshëm. Hyseni filloi të cedonte dhe në një momentin u shpreh se autor i zhdukjes është rreth i afërt, i familjes. Motra mori përsipër krimin dhe na tregoi për vendin ku ishte varrosur babai. Ishte e parapërgatitur Hygerta, e pranoi”, tha Shahini për Report Tv.  

Ultimatumi i viktimës, për të fejuar të bijën, duket motivi final që çoi fëmijët drejt vendimit për ta vrarë të atin.  Por, siç Shefi i Krimeve në Durrës, Elton Shahini tregon në Report Tv  babai i tyre Pëllumb Meta, ishte i dhunshëm dhe kohët e fundit, para se të vritej kishte debat me familjen dhe djalin e madh sepse ai nuk ishte në punë.

"U ka thënë ju s’punoni! Është banesa ime. Nëse nuk punoni do ju nxjerr nga banesa. ”Djali me të cilën donte ta fejonte do të vinte nga Italia më 1 mars, dhe ky I ka dhënë ultimatumin që në datën 1 mars do të fejoejheshn nëse jo do ju përzë të tërëve’

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anxhelo: 27/02/2024 13:20

    opo futja viktimës se ai nuk ka mundësi te pyetet. Gjithë axhenda eshte te lehtesohen ministrat qe kryen krimin

    Përgjigju
  • Une: 26/02/2024 19:46

    Axhenda per baltosjen e viktimes sa po filluar

    Përgjigju
  • zakarel zaka: 26/02/2024 17:05

    po pse se parandaluat krimin s eshte fare normale

    Përgjigju
  • Or tej: 26/02/2024 14:04

    Ka rregulla kooperativa or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Shijaksi: 26/02/2024 13:51

    Shefo!në rastëse e paskeni ditur pse nuk keni vepruar? Pra ju wënkëni fajtorë,që nuk keni marrë masa,apo puna juaj është veç përtë ngrënë dreka me Ga***& kri*****ë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?