FRANCË- Franca i është bashkuar revoltës së grave, djemve dhe vajzave të reja kundër terrorit nga policia e moralit në Iran. Katër muaj pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, në kullën ‘Eifel’ kanë shpërthyer sloganet e mbështetjes simbolike ndaj protestuesve në Iran, të cilët luftojnë për te drejtat e tyre.
Kulla simbol në kryeqytetin francez shfaqi sloganin “Femme, Vie, Liberte” që do të thotë “Gratë, Jeta, Liria”. Që ekzekutimet të pushojnë dhe vullneti i popullit iranian të triumfojë!”.
Bashkia e Parisit tha se mesazhi i Kullës Eiffel është një homazh për “ata që po luftojnë me guxim për lirinë e tyre pasi regjimi (iranian) po vazhdon ekzekutimet e protestuesve”. Në tetor Parisi gjithashtu e kishte shpallur zonjën Mahsa Aminin “Qytetare nderi” pas vdekjes.
Sipas mediave, protestuesit në Francë duan që Bashkimi Evropian të mbajë një qëndrim më të fortë kundër Iranit, duke e shpallur Gardën Revolucionare iraniane një organizatë terroriste.
Një ditë më parë, mijëra njerëz mbajtën një marshim në qytetin francez të Strasburgut për të treguar solidaritet me protestuesit antiqeveritar në Iran.
Protestat janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iranianes, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. Protestat janë mbajtur në më shumë se 160 qytete prej nisjes së tyre në shtator të vitit të kaluar.
Autoritetet iraniane nuk kanë bërë publike të dhënat për vdekjet dhe arrestimet, dhe as nuk kanë konfirmuar apo mohuar të dhënat e HRANA-s. Protestat janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iranianes, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
9 Mars, 15:01
PS nuk jep aprovimin për arrestimin e Ballukut, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
55.1%
-
Të gabuar
40.6%
-
Jam i/e dyzuar
4.3%
Vota total: 4251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tensionet në Lindjen e Mesme, Franca vendos një aeroplanmbajtëse në Mesdhe
6 Mars, 18:00
-
Franca shton arsenalin bërthamor, Macron: Që të jemi të lirë, duhet të na e kenë frikën!
2 Mars, 16:37
-
Lufta në Iran, Marco Rubio do të telefonojë sot liderët e G7! Të hënën, mbledhje e jashtëzakonshme e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike
1 Mars, 07:59
-
Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare, Braun-Pivet: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen
27 Shkurt, 11:45
-
Niko Peleshi pritet nga Presidenti i Senatit francez: Franca, mbështetëse e palëkundur e integrimit europian të Shqipërisë
25 Shkurt, 12:36
-
‘Milano Cortina’/ Përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore 2026, Norvegjia në majën e botës me medalje të arta! Shqipëria u përfaqësua me katër skiatorë
22 Shkurt, 21:42
-
Vrasja e aktivistit të djathtë ndez protesta dhe përplasje politike në Francë
22 Shkurt, 14:04
-
Zinedine Zidane ka arritur marrëveshjen për të drejtuar Francën pas Kupës së Botës 2026
21 Shkurt, 11:27
-
Macron dhe Matarella letër Osmanit, urojnë Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë
16 Shkurt, 22:13
-
Vdekja e aktivistit të ekstremit të djathtë nxit tensione politike në Francë, policia nis hetim për vrasje
16 Shkurt, 21:36
-
3 të kërkuar ekstradohen nga Danimarka, Franca e Italia drejt Shqipërisë, akuzohen për vepra të ndryshme penale
16 Shkurt, 11:09
-
Përmbytjet godasin Evropën, 16 të vdekur në Portugali, një çift i moshuar i zhdukur! Moti i keq prek edhe Italinë, Francën dhe Spanjën
15 Shkurt, 21:34