Femrat joshëse në garë
për deputete, strategjitë e fushatës

Femrat joshëse në garë <br />për deputete, strategjitë e fushatës
Vëmendjen e publikut në zgjedhet e afërta të 23 qershorit më shumë se sa lufta mes partive, apo qejfmbetejet brenda llojit, e kanë rrëmbyer edhe femrat që janë përfshirë në këtë garë. Ato nuk janë kandidate të rastësishme politike, por as politikane të kalkuluara. Ato janë një gurë në mozaikun politik, i cili për shkak të sistemit ka nevojë për çdo votë dhe jo vetëm për karizmën apo idetë politike. Ato tërheqin vëmendje më shumë se ata që bëjnë disidentin politik, apo servilin.

Kastriot Islami, një ndër emrat më të lakuar për shkak të piruetës politike, u fokusua më shumë duke parë nga Greta, se sa duke parë nga Berisha prej të cilit i erdhi shpëtimi politik. Janë aty për të zbutur çdo luftë dhe natyrisht për të mos lënë asnjë votë të ik jashtë rrjetës, nga pjesa e shoqërisë së mërzitur nga politika. Kontributi në partitë përkatëse tashmë është shpërblyer duke iu dhënë atyre mundësinë të luftojnë për të fituar një mandat si deputete në Parlamentin Shqiptar.



Pa i lënë vend paragjykimeve që shpesh bëhen për femrat e bukura, ato e kanë marrë seriozisht rolin e tyre në fushatën për zgjedhjet e 23 qershorit. Të jesh e bukur nuk është mëkat, e po ashtu të jesh e bukur nuk do të thotë jo e aftë apo jo-profesionale. Kur të dyja këto bëhen bashkë atëherë ky është kombinimi fatal i suksesit. A do të jetë kështu edhe për këto femra, të cilat përtej pamjes kanë forcën dhe pasionin për të luftuar në një fushëbeteje njëlloj me “Burrat veteran” në politikën shqiptare?! Po mbi të gjitha a duhet tu besojmë atyre dhe ndjeshmërisë që ato kanë edhe pse ndoshta nuk kanë elokuencën agresive me të cilën jemi mësuar në politikëbërjen shqiptare. Dhe në fund të kësaj gare, a do t’ia dalin mbanë të mbijetojnë si “të bukura” mes “bishave’ dhe nuk do të infektohen nga femrat e forta të politikës që imitojnë burrat.




Greta Koçi, e përqëndruar tek gratë dhe të rinjtë

Në fillim ishte surprizë fakti që Greta Koçi nuk ishte në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. Kjo për faktin, sepse kontributi i Gretës në këtë parti ka qenë i dukshëm dhe vajza e re asnjëherë nuk e ka mohuar faktin se tashmë politika është bërë pjesë e jetës së saj. Në ndryshimet e bëra në listat e PD-së Greta është përfshirë si kandidate për qarkun e Tiranës. E re, energjike, një këngëtare me mjaft këngë hite e çmime të fituara, Greta tashmë i është përkushtuar tërësisht fushatës dhe politikës. Duket se strategjia e fushatës së saj është pikërisht puna me njerëzit, kontaktet e përditshme me ta. Greta veçanërisht, veç programit që ka partia e saj duket se si strategji efikase ka zgjedhur përqëndrimin tek të rinjtë dhe gratë.




Jorida Tabaku, një ekonomi më e mirë!

Jorida Tabaku nënkryetarja sharmante e Bashkisë së Tiranës tashmë është angazhuar totalisht në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit. Shanset për të qenë deputete e parlamenit të ardhshëm janë optimale për Joridën, pasi ajo është renditur mjaft mirë në listat e Partisë Demokratike. Strategjia e kësaj fushate për Joridën duket se është sa më shumë punë dhe sa më shumë takime me banorët e zonës ku ajo kërkon të votohet duek shpalosur planin e saj për zhvillim të mëtejshëm.



Pika e fortë e saj duket se është njohja e mirë e ekonomisë dhe problemeve të saj. Megjithatë në politikë nuk mjafton vetëm puna dhe pathosi, ndonjëherë duhet të kesh edhe klas. Dhe këto zonja duket se e zotërjnë plotësisht klasin për të qenë femrat e ardhshme të parlamentit, profesionsite, të bukura, sharmante. Partia Demokratike duket se ka më shumë të tilla në listat e saj nëse do të përmendim këtu edhe emra të tjerë si Majlinda Bregu, Grida Duma apo edhe atletja që ndodhet e fundit në listën për Tiranën, Klodiana Shala.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

5/5
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë