Dimri i vitit 2016 do të jetë një dimër me temperatura të ulëta, me reshje, me dukuri natyrore të cilat do të përfshijnë mbarë botën, duke mos përjashtuar ciklonet apo përmbytjet në pjesë të ndryshme të globit , kryesisht në Amerikë. Një mot i tillë favorizohet nga fenomeni që njihet si "El Ninjo", i cili është një çrregullim klimatik, e pritet që të jetë i pranishëm pikërisht dimrin që vjen.
Nga raportimet e Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Klimën në Amerikë, edhe temperaturat e larta dhe thatësira e kësaj vere i detyrohet këtij fenomeni, kështu që metereologët e kanë patur të thjeshtë të parashikojnë veprimtarinë e tij edhe për dimrin që vjen. Sipas raportimeve të këtij instituti, përmbytjet dhe rrëshqitjet që pritet të jenë të pranishme në pjesë të ndryshme të globit, do të jenë më problematike se sa thatësira e kësaj vere.
Sipas raportimeve në "The Huffington Post", kohët e fundit janë vënë re çrregullime të jashtëzakonshme të klimës, ku mbarë globi është përballur me thatësirë ekstreme, mungesë dëbore, zjarre të fuqishme e me zhdukjen e një sërë speciesh që jetojnë kryesisht në ujë, si pasojë e temperaturave të larta. Tashmë na pret një ekstrem tjetër, nga thatësira ekstreme, në një dimër me temperatura shumë të ulëta, me reshje shiu, stuhi e përmbytje.
Për të bërë parashikimet e mësipërme, specialistë të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për klimën në Amerikë, kanë marrë parasysh veprimtarinë e fenomenit "El Ninjo" në vitet 1957-1958, 1986-1987, 1987-1988, dhe 1997-1998. Me anë të njohurive të marra në këto vite, është parashikuar edhe prirja e veprimtarisë së tij për dimrin që vjen, për të bërë parashikime për dimrin që na pret.
/Shqiptarja.com