Eksperti i punësimit, Erjon Muça ka folur për fenomenin e shpeshtë që ka ndodhur së fundmi lidhur me aksidentet në punë. Duke marrë shkasë nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të diel në një pallat në ndërtim në Tiranë ku humbi jetën një 50-vjeçar, eksperti foli në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj.
Muça u shpreh se një problematikë janë masat nga punëdhënësit por gjithashtu është edhe neglizhenca e punonjësit
“Ato që konstatohen më në pah janë ato me jetë njerëzish si rasti që përmendet ju. Arsyet janë nga më të ndryshme, si nga masat por dhe neglizhenca e punëtorëve për t’i respektuar masat. Rritja e humbjes së jetës nga mungesa e respektimit të sigurisë teknike. Kur rritet vrulli ne kemi parë që rindërtimi dhe infrastruktura apo shumë punonjës, automatikisht bëhet i pamundur kontrolli rigoroz.”-tha ai.
Ai foli dhe sa u takon përgjegjësive që kanë kompanitë lidhur me këtë rast.
“E kanë me detyrim të bëjë transparente masat, t’i njohin ata etj. Në një moment të caktuar që vetë punonjësi nuk i zbaton masat, kompania duhet të marrë masa të menjëhershme. Në rast se shkelja ka qenë e ripërsëritur etj.”- shpjegoi eksperti.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë ku fatkeqësisht humbi jetën një 50-vjeçar në vendin e tij të punës aksidentalisht.