Fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike, Balla: Të goditet ashpër

Fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike, Balla: Të goditet ashpër

Balla dhe Policia e Shtetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se lufta ndaj fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike duhet goditur ashpër.

Balla përmes një postimi në rrjetet sociale falenderon Policinë e Shtetit për goditjen dhe vënien para drejtësisë së një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimin e një sasie shumë të madhe dozash lëndësh narkotike si dhe thekson se kjo betejë është e vështirë por jo e pamundur.

“Suksesi i operacionit të radhës të Policisë së Shtetit në goditjen e një rrjeti trafikantësh nga Kosova në Shqipëri dhe sekuestrimi i një sasie shumë të madhe dozash/tabletash të një lloj droge nxjerr në pah dhe nevojën e një lufte edhe më të ashpër ndaj këtij fenomeni. Kjo është një betejë dhe një sfidë për policinë e çdo vendi dhe disa mund të thonë se është e vështirë, se edhe vendet e tjera e kanë këtë problem. Unë nuk mendoj kështu. Në javët e fundit janë goditur disa rrjete shpërndarësish lëndësh narkotike edhe pse duhen ndjekur fijet dhe duhet të shkohet tek “bosat” e tyre sa më shpejt”.

Balla gjithashtu nënvizon rëndësinë që ka rritja e nivelit të sigurisë dhe kontrollit pranë shkollave, në mënyrë që të parandalohet dhe luftohet shitja e lëndëve narkotike në institucionet arsimore.

“Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, madje dhe adoleshentë, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e narkotikëve. Pra duhet një QILIZËM KOMBËTAR për të pastruar sa të mundemi shpërndarjen e drogave pranë shkollave, pallateve dhe mjediseve të tjera publike. Duhet të rrisim sa të mundemi perimetrat e kontrollit dhe sigurisë rreth e pranë shkollave, ku rrjeta jonë të kapë me patjetër çdo keqbërës. Nëse Policia e Shtetit synon të kthehet në institucionin më të besuar, duhet pikësëpari të mos zhgënjejmë prindërit që presin prej nesh të parandalohet dhe luftohet shitja e drogave në përgjithësi dhe në afërsi të shkollave në veçanti. Prindërit në shtator kur të rifillojë viti shkollor do të na e ribesojnë ne këtë detyrë. Policia e Shtetit duhet ta mbajë fjalën dhe bëjë detyrën! E ardhmja nuk duhet të ketë krahasim me të sotmen dhe unë jam i motivuar të bëjmë më të mirën siç publiku pret prej nesh. Pres rezultate nga Policia e Shtetit”, shkruan Balla.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike

Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike