Fenomeni i vetvrasjes:
flet së shpejti Prof.DR Adem Tamo

Fenomeni i vetvrasjes:<br />flet së shpejti Prof.DR Adem Tamo
Vetëvrasja është e vjetër sa vetë njerëzimi. Në epoka të ndryshme ajo ka mbetur gjithmonë një fenomen që veç hidhërimit tek të afërmit e viktimës kaplon me panik shoqërinë mbarë. Kur u vetëvra Ardian Klosi shkrimet pushtuan faqet e gazetave dhe me të drejtë pasi një figurë e rëndësishme e publiçistikës shqiptare kish marrë një vendim të kobshëm. Për ditë të tëra në redaksi mbërrinin shkrime e reflektime njw pjesw e tw cilave u botuan por ato sa vini dhe shtoheshin dhe njw ditw I stopuam. Megjithë keqardhjen e humbjes, jeta vazhdon.

Por më shumë sesa këtë arsyetim ngritëm një pyetje që ishte më shumë shqetësim:- A do të krijonte modelin imitues për njerëz të tjerë në depresion ndoshta në vend përfolja e stërzgjatur e këtij rasti? Përgjigjet nuk vonuan dhe vetëflijime ndodhën në Durrës ku dy të dashuruar njëri pas tjetrin u vetëvarën. Një tentativë në Pogradec ku për fat mjekët arrinin të shpëtonin jetën e gruas dhe një vetëvarje në kryeqytet. Lajmet ishin shokuese dhe keqardhja qe e njëjtë edhe pse ata njerëz nuk janë të njohur apo të famshëm sa duhet.
Një jetë është vyer për këdo, por nuk i nxorëm këto lajme në gazetë. Ishte një vendim i prerë i shqiptarja.com. Të tilla ngjarje nuk do publikohen për shkak të rrezikut të imitimit të vdekjes. Interesant është fakti se nga 4-tër rastet zinxhir, tre ishin në formën e vetëvarjes gjë që tregon se modeli është stimulus i rrezikshëm, ndarja e tij me publikun një drogë e injektueshme.

Depresioni rezulton të jetë fatal në vendet e zhvilluara për shkak të përplotësimit që shteti ju afron qytetarëve të vet. Por ndoshta një vend si Shqipëria ku nevoja për një punë, apo fakti që çdo ditë zgjohesh me detyrën për mbijetesë, pa asnjë siguri mundet të jetë i aneksuar disi nga depresionet. Mundet? Por studimet thonë se depresioni ka dy arsye të forta:- Përlotësimin dhe mungesën e fortë. Këta të dytët jemi ne.

A është shqipëria në depresion?
A ka në trurin e njeriut një substance të veçantë kimike që çon në vetëflijime?
A duhet media të ndalojë publikimet e vetëvrasjeve si një kurë parandaluese të moszgjedhjes së vdekjes?
A vdesim nga realiteti apo nga ëndrrat?
Si të njohim depresionin dhe statusin tonë shpirtëror dhe mendor?
Këto pyetje dhe të tjera që do të vijnë nga komentet tuaja do të marrin përgjigje nga  Prof. DR Adem Tamo i cili drejton departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë në Universitetin e Tiranës.
Së shpejti në shqiptarja.com përgjigjet për misterin e vetëvrasjes.

(M.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje