Fenomeni “Frangaj” në Maqedoni
gazetarja mori 1 mln USD nga qeveria
Gazetarja Ivona Talevska, me një tender me Ministrinë e Shëndetësisë kishte marrë 1 milion eurove nëpërmjet kompanisë “Vizaris” ku si themeluese është vetë ajo. (Në foto: Gazetarja Ivona Talevska)
SHKUP - Gjithçka filloi me një foto që e publikoi portali “Libertas”, me dyshimet se prej nga kryeredaktorja e gazetës “Veçer” Ivona Talevska njëkohësisht edhe drejtuese e lajmeve në televizionin “Sitel” arriti të blejë një makinë të re “Audi Q5”.
Menjëherë ditën e nesërme, partia më e madhe opozitare maqedonase, LDSM në një konferencë për median tha se, sipas disa dokumenteve që i posedonin mund të vërtetonin, se gazetarja Ivona Talevska e cila njihet si shumë e afërt me pushtetin, 25 ditë para Vitit të Ri, ka nënshkruar një kontratë me një spital në Shkup, që shkonte deri më 40 mijë euro.
Ditë më pas, sërish LSDM-ja me anë të disa dokumenteve vërtetoi se tenderi prej 40 mijë erove nuk ishte asgjë për Ivona Talevskën, në krahasim me tender - biznesin e saj prej 1 milion eurove që kishte lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë, e që ishte realizuar npërmjet kompanisë “Vizaris” ku si themeluese ishte Ivona Talevska.
Informacionet jozyrtare nga gazetarët të cilët punojnë në TV Sitel, thonë se Ivona Taleska është larguar nga programi dhe ekipi i këtij televizioni, ose është pezulluar për një kohë të përcaktuar ose është larguar. Ndërkaq, thuhet se kjo ngjarje ka shkaktuar një tërmet të vërtetë brenda strukturave të VMRO-DPMNE-së, gazetarët pro-qeveritar janë të neveritur pa masë për shumat e majme që mund ti ketë fituar Talevska, e cila edhe pse është ulur me kolegët e saj asnjëherë s’u ka treguar për këto gjëra, shkruan “Libertas”.
Për këtë tender është pronocuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorovski i cili ka thënë se tenderi në mes kompanisë “Vizaris” dhe Ministrisë që ai e udhëheqë nuk është jo legal.
Edhe prezentuesi tjetër i afërt me pushtetin, Milenko Nedelkovski në faqen e tij të Facebook-ut, ka shkruar sem “me deklaratën e Todorovit për procedurë joetike, por edhe me veprimin e Sitelit, Ivonën ta largojë nga programi, shteti si dhe pronarët dhe redaktorët e Sitelit qartë e bëjnë me dije se distancohen nga veprimet e Ivona Taleskës”.
Marrë nga gazeta Tema
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1612
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26