Ferdinand Dervishi kujton Azem Hajdarin: Do vritem unë i pari tha mos kini frikë, na motivoi të çanim kordonin e policis! Kryesoi lëvizjen studentore

Ferdinand Dervishi kujton Azem Hajdarin: Do vritem unë i pari tha mos kini frikë, na motivoi të çanim kordonin e policis! Kryesoi lëvizjen studentore

Ferdinand Dervishi në 'Frontline Interview'

Më 12 shtator bëhen 26 vite nga vrasja a Azem Hajdarit, kreut të Lëvizjes Studentore, përpara selisë së Partisë Demokratike.

Gazetari Ferdinand Dervishi që edhe ka shkruar një libër lidhur me këtë ngjarje, solli disa detaje në ‘Frontline Interview’ nga ajo kohë duke nisur që nga lëvizja studentore kur Azem Hajdari doli si lider dhe më pas si politikan në vrasjen e tij më 12 shtator 1998 përpara selisë së Partisë Demokratike.

Dervishi kujton kohën e fillimit të lëvizjes studentore kur Azemi u shqua si lider.

'Kam pas fatin në një vit me të. Azemi dhe disa të tjerë që i pamë në krye të lëvizjes studentore, nuk ishin në moshë me ne. Ishin më të rritur por kishin pasur probleme të mos marrjes së bursës dhe e kishin fituar më prapa. Ishin më të rritur se studentët e tjerë. Ndonjë prej tyre mund të ishte edhe ndaluar nga policia. Ishte pjesa e djemve të hedhur. Po afrohej 1990, kishte një farë liberalizimi.'

'Në Qytetin Studenti, kishte një periudhë, fundi i 90 erdhi i ftohtë. Ndërkohë Qyteti Studenti, ngrohja ishte qendrore me kaldajë, dhe nuk punonte. Kjo shkaktonte probleme.'

Dervishi zbulon se Sigurimi i shtetit e dinte më përpara se në muajin e dhjetorit do të kishte trazira dhe një lëvizje studentore.

'Sigurimi i shtetit e kishte paralajmëruar shtetin shqiptar se ka të ngjarë që në Shqipëri në fund të vitit do ketë lëvizje studentore. Gjasme ishte marrë nga një agjent i CIA. E kam materialin. Nuk e di pse e kishte shkruar. Ata e dinin. Në datën 8 kur filloi, kryeministri Adil Çarçani erdhi për të parë ndërtimin e kaldajës. E pa nuk foli dhe iku. Në darkë shpërtheu. U dogj një kabinë dhe nuk kishte drita. Kishte një revoltë. U nisën nga godina e inxhinierisë. Kaluan tek godina jonë. Na ngacmonin se filo qyli nuk ka burra. Ecim dhe bllokohemi aty ku është cepi i ambasadës amerikane. Aty jemi bllokuar. Akoma nuk ishte një lëvizje politike. U kthye menjëherë pasi u goditën studentët. Ajo që ndodhi, studentët u rimblodhën dhe aty filluan parullat e para politike.'

Më tej Dervishi tregon si lindër pakënaqësitë mes studentëve dhe se si Azemi u shfaq si lider i revoltës së tyre dhe si iu priu ndaj pushtetit.

'Në mëngjesin e datës 9, Azemi me dy të tjerë hëngrëm mëngjesin dhe ndenjën 5 veta. Të gjithë e kuptuan pse po rrinin atje, për ti ndaluar të tjerët dhe për ti bashkuar në protestë. U hap një fjalë se u vra një studente dje. Dhe funksionoi. Nga 5 u bën 10, askush nuk kishte guximin që ta kalonte atë dhje të ikte në mësim. Për pak grumbullimi u bë i madh. U kthyem mbrapsht. Shkuam te godina e femrave.

Dhe doli poshtë një grumbull shumë i madhe njerëzish. Një lum njerëzish. Te Liceu u bllokua rruga nga policia. Pas një bllokimi të madh, u çua Azemi u çua dhe i tha Gjinushit iku koha kur studenti shqiptar përfaqësohej nga një bari i dalluar. Azemi u fut përmidis rreshtash dhe tha ti fusim një të shtyrë. Te grumbulli jonë tha tu fusim një të shtyrë. Jam Azem Hajdari do vritem unë i pari mos kini frikë. Na motivoi të shtynim dhe të çanim kordonin e policisë. Ky njeri kishte guximin të na motivonte. I futim një të shtyrë. U bë një masakër rrahjesh, por pastaj mbaroi gjithçka.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 11/09/2024 21:04

    Si tha ky karrolloi?Doni me per Belul Gjeraqinen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen

Partia anti-Berisha: Keqardhje për vendimin e Kushtetueses! Deputetët do zgjidhen nga kryetarët e jo qytetarët! Ne do zbatojë listat e hapura, të tjerët të na bashkohen