Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar sot në emisionin “Repolitix” në Report TV, në analizën e tij lidhur me abuzimet e pronave në bregdet u shpreh duke rrëfyer një rast kur punonte te gazeta Panorama.
“Kur erdhi një dosje e madhe pronash dhe pasi disa njerëz gjetën një mundësi kontakti me mua, e pashë ishte një katastrofë e vërtetë. E bisedova me kryeredaktorin, më thanë që nuk para publikojmë dosje pronash, se do të na vijnë gjithë shqiptarët te dera e redaksisë, aq shumë probleme ka patur me pronat. Në Vlorë, në Kavajë dhe në Shëngjin ka të bëjë me pronat në bregdet që janë më të lakmuarat”.
Sipas Dervishit, goditja e stafit të bashkisë Lezhë me kryetarin e saj në krye gjatë ditës së sotme është një lajm pozitiv.
“Nëse denoncimi i Lezhës ka ardhur pas denoncimit të njerëzve, kjo dëshmon se njerëzit tani kanë besim se shteti mund të bëjë diçka. Pronat janë pjesa më e madhe dhe dukshme e korrupsionit”.
Sipas gazetarit, në dekadën e fundit, në sektorin e pronave është krijuar një mafie e vërtetë. Ai tregoi një histori, ku nëpërmjet falsifikimeve, një truall në Vlorë u tjetërsua dhe më pas u shit deri në 210 milionë euro.
“Problemi i madh është mafia, 10-15 vitet e fundit, që bën pehlivanllëqet e mëdha me miliona euro. Ku shkojnë këto lekë? Ato shkojnë në duar të krimit, sepse është një mafia dhe mafia është krim. Një pronë shkonte 210 milionë euro. Pasi u mor, u dha dhe u shit dhe e llogaritur me ritmin që po shitej fatura aq shkonte, atje kishin blerë disa organizata shumë serioze edhe të huaja” –tha ai.
s.k/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59