Josh Duhamel u fotografua duke luajtur golf në Los Angelos ditën e djeshme, ndërsa partnerja e tij Fergie ka zbuluar dëshirën për një fëmijë tjetër.

Fergie ka thënë se ato duan një fëmijë të dytë.

“Ne përfundimisht e duam shumë një fëmijë tjetër”, ka thënë diva 39 vjeçare për  “Us Weekly”.

Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj Axl në muajin gusht të vitit të shkuar.

fergie

Këngëtarja aktualisht po punon për albumin e saj të dytë muzikor me producentin ëill.i.am.

Nga ana tjetër Josh është i përkushtuar ndaj karrierës së tij si aktor.

Ai pritet të shihet në komedinë “Don Peyote”, e cila publikohet në muajin maj.

Në komedi Duhamel luan krah aktorëve Dan Fogler, Anne Hathaway dhe Topher Grace.

Ai do të luajë gjithashtu edhe rolin e një agjenti FBI-je në seritë e ardhshme të CBS.

(b.t/shqiptarja.com)