Një nga femrat e cila gjithmonë bie në sy për veshjen e saj është këngëtarja e njohur Fergie.

Kjo pasi ajo di të zgjedhë me kujdes veshjet në çdo event ku është e pranishme, duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

fergie

Edhe pse shtatzënë ajo është dukur mjaft bukur dhe në formë mbrëmjen e djeshme në Hollywood, ku kanë qenë të pranishëm shumë emra të njohur të ekranit.

Ata kanë marë pjesë në shfaqjen e përvitshme “NewNowNext Awards”, në mbështetje të pwersonave gei,lesbikë, dhe transgjinor “LGBT”.

fergie

38 vjeçarja bukuroshe kishte veshur një fustan të shkurtër në ngjyrë të zezë me një dizejn mjaft të veçantë, ndërsa në dorë mbante një çantë të vogël të kombinuar me fustanin.

fergie

Fergie u fotografua së bashku me këngëtaren australiane Kylie Minogue.

fergie

Nuk kanë munguar as emra të tjerë si këngëtarja amerikane Selena Gomez dhe reperja Kesha.

(b.t/shqiptarja.com)