Ferguson i bën apel Rooney: Nëse shënon 40 gola këtë sezon, Manchester United kampion

Ferguson i bën apel Rooney: Nëse shënon 40 gola këtë sezon, Manchester United kampion
Sir Alex Ferguson i ka vendosur një limit të ri sulmuesit kryesor të skuadrës, Ëayne Rooney, një "synim" madhor për të shënuar 40 gola këtë sezon me Manchester United.

Numri 10 i Red Devils është vlerësuar nga trajneri Ferguson për formën e shfaqur por tha se nëse ai arrin kuotën e 40 golave, edhe skuadra do fitojë titullin në Premier League

Sulmuesi aktualisht është në kuotën e 26 golave këtë sezon dhe tekniku skocez Ferguson beson se ai mund të zrrijë shifrën 40, cka do të thotë 14 gola të tjerë në 10 ndeshjet e mbetura të United. kjo do të sillte dhe titullin e 20 kampion.

"Nëse Wayne arrin në 40 gola, do të jem dyfish i kënaqur pasi do të fitojmë edhe titullin. Humbja e City ishte një bonus të cilin nuk e prisja por jam i kënaqur që mbajmë kreun. Vetëm pak javë më parë ishim 7 pikë larg City" tha Ferguson.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga shtëpia  ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga shtëpia ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot