Polici amerikan, Darren Wilson, i cili ka qëlluar për vdekje adoleshentin me ngjyrë, Michael Brown, ka dhënë dorëheqje. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij.
Ai ka thënë se klienti i tij ka qenë në pushim administrativ kur ka ndodhur incidenti në Ferguson, më 9 gusht. Në këtë qytet të Misurit dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara janë zhvilluar protesta të mëdha këtë javë, pasi gjykata ka vendosur të mos e akuzojë për vrasje policin Wilson.
Wilson, një oficer i bardhë, vrau adoleshentin Brown, me ngjyrë, në kushtet kur ky i fundit ishte i paarmatosur. Ai ka thënë gjithnjë se ndien keqardhje, por ndërgjegjia e tij është e pastër, pasi vetëm sa kishte kryer detyrën.
Ai ka qenë pjesë e Departamentit të Policisë së Fergusonit prej 6 vitesh, ndërkohë që prej incidentit nuk ka qenë në krye të detyrës, por me pushim administrativ të paguar.
Rasti ka shkaktuar debat mbarëkombëtar për marrëdhëniet midis komunitetit të zi dhe zbatuesve të sundimit të ligjit.
/Shqiptarja.com