Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e Kuvajtit, Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha ka dënuar sulmet e Iranit në Kuvajt dhe në shtetet e tjera të Lindjes së Mesme, duke theksuar se ato cënojnë sigurinë e rajonit dhe mbarë botës.
Hoxha ka njoftuar se gjatë bisedës i ka konfirmuar ministrit të Kuvajtit se ‘Shqipëria do të bashkësponsorizojë projekt-rezolutën e OKB-së në Këshillin e Sigurimit, të paraqitur nga shtetet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, e cila dënon sulmet e Iranit kundër Bahreinit, Kuwaitit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë, si dhe bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të tyre.'
Teksa ka theksuar se autoritetet e Kuvajtit kanë treguar kujdes dhe mbështetje të jashtëzakonshme për shqiptarët që jetojnë atje gjatë këtyre momenteve të vështira, Hoxha tha se për këtë i shprehu mirënjohjen ministrit të Jashtëm të Kuvajtit, gjatë bisedës telefonike.
Postimi i ministrit Ferit Hoxha në rrjetet sociale:
Zhvillova sot një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kuwaitit, Sh.T. Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah.
Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit kundër Kuëaitit. Këto veprime përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare, cenojnë sovranitetin e Kuwaitit dhe paraqesin kërcënime serioze për sigurinë e qytetarëve të tij, ekonominë e vendit, si dhe për paqen dhe stabilitetin rajonal e global.
Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Kuëaitin përballë çdo veprimi destabilizues. Rikonfirmova mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kuwaitit, një parim themelor i politikës së jashtme të Shqipërisë.
Konfirmova gjithashtu se Shqipëria do të bashkësponsorizojë projekt-rezolutën e OKB-së në Këshillin e Sigurimit, të paraqitur nga shtetet anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, e cila dënon sulmet e Iranit kundër Bahreinit, Kuëaitit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë, si dhe bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të tyre.
Shpreha gjithashtu mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj autoriteteve kuvajtiane për kujdesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të treguar ndaj qytetarëve shqiptarë në Kuwait gjatë këtyre momenteve sfiduese.
Komente











