Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme dhe ka votuar projektligjin që parashikon ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë. Amendamenti u botua me 90 vota pro, ndërsa projektligji në tërësi u votua me 88 vota pro. Menjëherë pas miratimit të ndryshimeve, protestues dhe mbështetës të UÇK-së kanë 'shpërthyer' në brohorima gëzimi jashtë ambienteve të Kuvendit.

Tani ka nisur puna për votimin e emrit që do të zgjidhet President i ri i Kosovës.

Pak më parë, në konferencën për shtyp, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se pranon propozimin e kryeministrit Albin Kurti që ish-ministrja e PDK-së, kryetarja aktuale e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për presidente. PDK propozoi si kandidate Eliza Hoxhën, duke theksuar se këta emra janë të vetmit të pranueshëm për të. 

Aktualisht në sallë janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.

Si zgjidhet presidenti?

Presidenti zgjidhet nga Kuvendi me votim të fshehtë. Për t’u kandiduar, nevojiten nënshkrimet e së paku 30 deputetëve.

Në dy raundet e para, kandidatit i duhen të paktën 80 vota. Nëse askush nuk i siguron, në raundin e tretë garojnë dy kandidatët me më së shumti vota nga raundi i dytë. Në këtë raund, për t’u zgjedhur nevojiten të paktën 61 vota.

Nëse as në raundin e tretë nuk zgjidhet presidenti, Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Presidenti e fillon mandatin pasi jep betimin para Kuvendit. Mandati zgjat pesë vjet, me mundësi rizgjedhjeje vetëm edhe një herë.

Kur u propozua nisma për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara?

Nisma për ndryshimin e ligjit është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, pak ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ndryshimet e propozuara prekin disa çështje që lidhen me funksionimin dhe juridiksionin e Dhomave të Specializuara, përfshirë mundësinë që raste të caktuara jashtë juridiksionit të tyre të procedohen në Kosovë. Projektligji parasheh gjithashtu mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimin e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet, si dhe mbajtjen e dënimeve në Kosovë.

Çfarë janë Dhomat e Specializuara?

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, të njohura gjerësisht si Gjykata Speciale, u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë me personel ndërkombëtar. Ato kanë mandat të hetojnë dhe gjykojnë pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së në periudhën nga janari 1998 deri në dhjetor 2000.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:48
Ndryshimet për Specialen, Kuvendi i Kosovës miraton ligjin, pritet me duartrokitje

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë me 88 vota pro ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ky moment u prit me duartrokitje nga të pranishmit.

Me këtë votim, Kuvendi përmbylli shqyrtimin e projektligjit, i cili ishte miratuar në lexim të parë më 5 tetor.