TIRANE, 12 Shkurt/ATSH/-Këtë të enjte nënkryetari i komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, së bashku me Agjensionin Kadastral të Kosovës, kanë bërë nënshkrimin e një memorandum mirëkuptimi për emërimin e rrugëve, shesheve dhe zonave rurale.
Me këtë rast nënkryetari i komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka theksuar se ky memorandum është i një rëndësie shumë të madhe me vet faktin se po emërtohen të gjitha rrugët e qyteteve, por edhe fshatrave të komunës së Ferizajt.
"Është projekt shumë i rëndësishëm dhe shumë i domosdoshëm për qytetin e Ferizajt dhe ka të bëjë me standardizimin e tabletave për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në komunën tonë, dhe është një standard i përgjithshëm për gjithë Republikën e Kosovës. Kemi të bëjmë më një projekt ku do të vendosen tabela të reja, me dukje të re, me dimensione të reja, është një projekt që do të lehtësojë edhe qarkullimin e qytetarëve dhe do të jenë shumë të printueshme për vizitorët", ka thënë nënkryetari Zariqi, duke falënderuar Agjencionin Kadastral të Kosovës dhe Qeverinë Norvegjeze për këtë projekt.
Ndërkaq përfaqësuesi i Agjencionit Kadastral të Kosovës, Amir Sogojeva tha se këtij projekti i ka parapri një mori aktivitetesh që kanë filluar që nga viti 2010 dhe me lansimin e këtij projekti prej zyrës së BE-së në Kosovës, që ka qenë financuese të këtij projekti.
"E kemi pare të arsyeshme që ta ndihmojmë komunën e Ferizajt për vendosjen e tabelave me emra të rrugëve në zonat urbane, kurse në zonat rurale, komuna do të vazhdojë vet sepse ligjërisht kjo përgjegjësi ju takon komunave, mirëpo fatmirësisht duke parë rezultatin e projektit në tërë territorin e Kosovës, ne kemi mbështetje shumë të fuqishme prej Qeverisë Norvegjeze, që e ka mbështet dhe është duke e mbështete këtë projekt të adresave ne përgjithësi. Si finale e tërë këtij projekti është njeri prej kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën", ka thënë Sogojeva.
Ky projekt kap shumën rreth 100 mijë euro./KosovaPress/ /a.g/