Fermat nuk do të lejohen të mbajnë më kafshë nëpër kafaze: Ligji i ri në BE

Fermat nuk do të lejohen të mbajnë më kafshë nëpër kafaze: Ligji i ri në BE

Foto ilustruese

BE ka ndër standardet më të larta të mirëqenies së kafshëve në botë. Por ka ende vend për përmirësime prandaj Komisioni Evropian (KE) synon ndalimin me ligj të mbajtjes së kafshëve në kafazë.

"Kafshët janë qenie të ndjeshme dhe ne kemi përgjegjësi morale dhe shoqërore për të siguruar që kushtet në fermat e kafshëve ta pasqyrojnë këtë," tha komisionerja e BE-së për shëndetin, Stella Kyriakides.

Legjislacioni i ri pritet të propozohet deri në vitin 2023 dhe ndryshimet do të zbatohen gradualisht deri në vitin 2027.

Ndryshimi i ligjeve vjen si pasoje e një peticioni i cili arriti të mbledhë më shumë se 1.4 milionë nënshkrime.

BE ka ndër standardet më të larta të mirëqenies së kafshëve në botë. Megjithatë, sipas një raporti të organizatës "End the Cage Age" aktualisht 94% e lepujve nëpër ferma mbahen në kafazpo ashtu si dhe 49% e pulave dhe 85% e derrave.

94% e lepujve nëpër ferma mbahen në kafazë

Ndryshimet do të përcaktohen për çdo specie duke inkurajuar alternativa ndaj mbajtjes në kafaze bazuar tek nevojat specifike që ka çdo kafshë. Fermerët do të mbështeten përmes subvencioneve qeveritare në mënyrë që të mund të përditësojnë pajisjet e tyre dhe të marrin trajnimin përkatës për to.

Të 27 vendet anëtare të BE-së, plus parlamenti Evropian, duhet të bien dakord për legjislacionin që ai të miratohet. Për zbatimin e rregullave të reja janë pastaj përgjegjëse vendet anëtare./ Deutsche Welle

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/07/2021 02:37

    Edhe ketu ne Massachusetts e vendosen para disa vjetesh me referendum qe te mos i mbajne me pulat ne kafaze.Ketu, per gjera te tilla vendoset ne referendume shteterore,jo ne shkalle federale.Pyetjet e referendumeve shtohen ne fletet e votimit,sa here ka zgjedhje per kongres,ose president,ku pervec kandidateve politike,vendoset dhe per pyetjet e referendumeve.Por duke qene vetem shteterore,pyetjet e referendumeve ndryshojne nga shteti ne shtet.Pyetjet variojne ne numer por edhe nga tematika qe trajtojne:nga me seriozet te me qesharaket.Po jap disa shembuj per kuriozitet:nje here u votua per numrin e pacienteve me limit ose jo qe duhet te mbuloje nje infermiere,kurse nje here tjeter u votua ne se duhen rimbursuar shishet e ujit si kanocet (5 cent),nje here u votua per lejimin e mariuanes,kurse nje here tjeter per kazinote,vitin e kaluar nje nga pyetjet kishte te bente me kandidatet ne zgjedhje,per menyren e klasifikimit etj.Mendoj qe sikur te beheshin referendume dhe ne Shqiperi,demokracia dhe pluralizmi do kishin patur rezultat me te mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja