KORÇE - Kostoja e lartë që ka tashmë punimi i tokës me traktor, por dhe mjete të tjera motorike i ka detyruar fermerët e rajonit të Korçës, që t’i rikthehen parmëndës dhe punës me krah, duke bërë kështu një rotacion. Me këtë mënyrë primitive,i kultivojnë prej dy vjetësh prodhimet e tyre bujqësore, fermerët e zonës së Devollit.
Rritja e pakontrolluar dhe abuzive e çmimit të naftës, për pasojë dhe e punimit të tokës nga traktoristët, është e papërballueshme për ekonominë dhe të ardhurat e këtyre fermerve, të cilët i janë rrikthyer punës me kafshë, duke sfiduar dhe kohën.
Ndërsa e shohin përdorimin e traktorit dhe mjeteve të tjera motorike si një luks, për ekonominë e tyre,fermerët e zonës së Devollit përballen dhe me mungesën e tregut. Përball kësaj situate dhe vështirësisë së marrjes dhe shitjes së prodhimit, përdorimi i këtyre mjeteve, do të ishte një shpenzim i kotë krahësuar me fitimin.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com