Ministri i Bujqësisë Andis Salla ndalet edhe tek një prej shqetësimeve të fermerëve, mungesa e tregut dhe çmimet e ulëta të produkteve bujqësore, të cilat shpesh nuk mbulojnë as kostot e prodhimit. Salla thotë se çmimi përcaktohet nga raporti kërkesë-ofertë, por thekson se rol në uljen e çmimit në këtë periudhë ka edhe prodhimi i vendeve të rajonit.

“Çmimi vjen nga kërkesë oferta. Kërkesë oferta vjen nga interesi që kanë në territor. Unë vij nga Divjaka pas një takim me disa fermerë aty. Diskutuam edhe për problemin e shalqirit apo edhe për produktet të tjera që janë në territor. Eksporti që ne kryejmë ka një interes sepse ne kemi një favor ku klima, na favorizon shumë sepse dalim tre javë apo një muaj përpara vendeve të tjera të rajonit dhe kjo na bën që  të kapim një çmim shumë të lartë.  Por tani të gjitha vendet e rajonit kanë prodhimet e tyre, kjo bën që çmimi në territor të bjerë”, shpjegon ministri.

Megjithatë, ministri thotë se bashkë me Ministrinë e Financave do të monitorohen pikat e grumbullimit për të verifikuar nëse ulja e çmimeve është pasojë e tregut apo e praktikave abuzive.

“Jemi duke ngritur një monitorim edhe të pikave të grumbullimit për t'i orientuar nëse ka problematika në çmim real apo vjen nëpërmjet pikave të grumbullimit. Jemi në bashkëpunim me Ministrinë e Financave në mënyrë që ta monitorojmë të gjithë procesin që mos të kemi një abuzim për fermerin. Nuk mund të kemi një  problematikë të vazhdueshme në çmime, sepse e dëgjoj dhe nga fermerët këtë shqetësim”, Salla.


Lajmi kryesor:

Mbyllen aplikimet për skemën kombëtare, ministri Salla për Report Tv: Vlera e kërkesave nga fermerët ka kaluar 7 mld lekë! Fondet IPARD? Presim përgjigje nga KE (VIDEO)