Fermerët do mund të marrin kredi duke lënë kolateral produktet e tyre të magazinuara ose prodhimin e ardhshëm! Gati projektligji: Synohet rritja e financimit për bujqësinë

Fermerët do mund të marrin kredi duke lënë kolateral produktet e tyre të magazinuara ose prodhimin e ardhshëm! Gati projektligji: Synohet rritja e financimit për bujqësinë

Bujqësia mbetet një nga sektorët më pak të financuar në vend nga bankat tregtare, për shkak se konsiderohet si sektor me rrezik pasi është i pasiguruar përballë katastrofave natyrore.

Por aksesi në financë i fermerëve do të lehtësohet nëse miratohet projektligji i hedhur për konsultim publik “Për Dëftesat Tregtare Mbi Produktet Bujqësore”.

Thelbi i këtij projektligji është të rrisë financimet për sektorin bujqësor, duke bërë të mundur për herë të parë që fermerët të kenë të mundur të lënë si kolateral për marrje kredie produktin e magazinuar, ose të ardhshëm.

“Qëllimi i këtij projektligji është që të sigurojë sa më shumë financime në bujqësi, pagesa të shpejta dhe të drejta për fermerin për produktin bujqësor të ardhshëm dhe atë të magazinuar, si dhe krijimin e një sistemi kolaterali nëpërmjet produktit bujqësor të ardhshëm dhe atij të magazinuar”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Projektligji i propozuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po ashtu ju jep të drejtën fermerëve të pajisen me dëftesa tregtare për produktin bujqësor të ardhshëm dhe atë të magazinuar, përmes të cilave u sigurohet financim paraprak.

“Projektligji është modern dhe praktik, pa kosto të shtuara për fermerët apo subjektet e tjera të përfshira, si: grumbulluesit, eksportuesit, agropërpunuesit, furnizuesit e lëndëve të para, investitorët, etj. Procedura për lëshimin e këtyre dëftesave tregtare është parashikuar të jetë elektronike, në platformën shtetërore e-Albania, pa tarifa, duke kryer në të njëjtën kohë online edhe regjistrimin si barrë siguruese të këtyre dëftesave”, vijon më tej relacioni.

Disa nga rezultatet paraprake që do të sjellë miratimi i të këtij projektligji është shtimi i financimit në bujqësi, rritja e sipërfaqes së kultivuar në vend, rritja e ndjeshme e sasisë dhe përmirësimi të cilësisë së produkteve bujqësore, një funksionim më i mirë i gjithë zinxhirit të produkteve bujqësore, që nga çasti i mbjelljes së fidanëve/ farave e deri në çastin e shitjes apo përpunimit të produkteve bujqësore.

“Si efekt indirekt pritet që projektligji të ndikojë për mirë duke shmangur problemin e shkaktuar deri tani nga copëzimi i skajshëm i tokës bujqësore. Pra 3 efektet e pritshme pozitive janë të shumta me impakt në rritjen ekonomike në sektorin e bujqësisë, rritje të mirëqenies së fermerëve, si dhe të subjekteve të tjera, të përfshira në këtë sektor”, thuhet në relacion.

Po ashtu nëpërmjet këtij projektligji të propozuar nga ministria sanksionohet edhe detyrimi që kanë grumbulluesit, që të paguajnë në moment fermerët për mallrat që ju blejnë. Për hartimin e këtij ligji janë marrë në konsideratë përvojat pozitive të Brazilit dhe Ukrainës që kanë pasur zhvillim të sektorit duke përdorur këtë metodë për financimin e fermerëve.

Prioritetet e këtij projektligji

(i) të rriten financimet në bujqësi;

(ii) fermerët të nxiten të kultivojnë dhe të prodhojnë sa më shumë produkte bujqësore;

(iii) një financim paraprak për fermerin, si dhe garantim i kreditorit për t’u paguar në lekë apo në natyrë, me produktin bujqësor të ardhshëm;

(iv) rregullim juridik i marrëdhënies mes fermerit dhe grumbulluesit të produkteve bujqësore, duke mundësuar që fermeri të paguhet për produktin, që në çastin e grumbullimit apo në një moment më të vonë, kur çmimi i shitjes së produkteve të jetë më i lartë.

Për sektorin bujqësor në vend në bashkëpunim me Bankën Botërore po punohet edhe për një skemë sigurimi nga katastrofat natyrore si përmbytjet, tërmetet apo zjarret.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore