Fermerët e Divjakës nxjerrin në treg pataten e 'pranverës', arsyeja pse kushton më shtrenjtë

Kultivuesit e patates së hershme (patatja e pranverës) në zonën e Divjakës prej disa ditësh kanë filluar vjeljen e prodhimit të ri. Kushtet klimaterike tokësore dhe faktorët e tjerë ku nuk mungon puna e fermerëve ka bërë që prodhimi i këtij sezoni të jetë i mbarë.

Një e treta e tokës bujqësore në fushat e Divjakës kultivohet me patate të hershme e cila aktualisht ka dalë në treg. Aktualisht një kg patate tregtohet me 60 deri në 65 lekë në tregun e shumicës nga fermerët. Ky çmim për momentin është me leverdi pasi cilësia e parë kalon për konsum, ndërsa kokrrat e vogla përdoren për të mbjellat në vjeshtë. Kjo ul koston e prodhimit per fermerët, pasi nëse do ta blinin në vjeshte një kg patate për farë shkon deri në 250 lek për kg.

Çmimi sot është 60 deri në 65 lek për kg. E kemi mbjellë në janar dhe po e shkulim tani. Mund ta kishim lënë dhe ca ditë të rritej kokrra, por nuk kemi leverdi, e shkulim shpejt që ta shesim me shtrenjtë. Ne shesim kokrrat e mëdha, ndërsa ato të voglat i ruajmë për farë në vjeshtë”, thanë fermerët.

Problem si gjithmonë ngelet mungesa e fuqisë punëtore pasi nëpër fusha ndeshesh vetëm me moshën e tretë. Po kaq çmimet për imputet bujqësore janë të larta.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?