Fermerët e Fierit ‘braktisin' grurin! Këtë vit u mbollën 4500 hektarë më pak se vjet, shkak çmimi u ulët i shitjes dhe mungesa e subvencioneve

Prodhimi i grurit në qarkun e Fierit, njohur si hambari i Myqezesë ka rënë në mënyrë drastike për shkak të çmimit të ulët të shitjes dhe mungesës së subvecioneve. Shqiponja Musaraj, përgjegjëse e sektorit, në Njësinë e Ekstensionit Bujqësor u shpreh për Report tv se sipërfaqja e mbjellë këtë vit është reduktuar me 4500 hektarë krahasuar me vitin e kaluar.

Shqiponja Musaraj, Njësia e Ekstensionit Bujqësor: “Për vitin 2024 në qarkun e Fier janë 11 mijë ha me grurë, ndërsa në vitin 2023 ishin 15 mijë ha. Diferena erdhi sepse në vitin 2023 ishte favorizimi nga skema mbështetëse por dhe tendenca ka ardhur në rënie për vete faktin se fermeret janë orientuar drejt kulturave të tjera, siç janë ullinjtë”.

Report tv ndoqi nga afër procesin e korrjes së grurit në fshatrat Gracali dhe Topojë. Fermerët ankohen se gruri lirë ndaj nuk kanë interes ta kultivojnë. Ata nuk mbulojnë dot as shpenzimet për plehrat kimikë dhe nuk justifikojnë mundin e 8 muajve në ara.

“Paraqitet dobët s’marrim dot as shpenzimet bile jemi me minus sepse me 25 mijë lek (të vjetra) për kuintal neve nuk i lajmë shpenzimet. Kam marrë 50 kuintal këtë vit dhe nuk ka treg. Me këto çmime, si vjet ashtu dhe sivjet nuk ia vlen të mbjellim grurë se ndryshe do falimentojnë. Të gjitha janë të shtrenjta, sidomos plehrat kimikë. Ne jemi të detyruar të mbjellim se skemi rrugë tjeter. Shteti të shikojë subvecionimin e drithërave. Duhet ta subvecionojë gjithë prodhimin”, tha një fermer.

“Sivjet tre dynym grurë mbollëm dhe morën 18 kuintal. Grurin do ta çojmë në fabrikë për bukë, se tregu është i lirë. E shesim me 25 mijë lek për kuintal. Nuk ia vlen se kemi shumë shpenzime; plehrat, frezimi, etc. Ne nuk mbulojmë dot shpenzimet tona. Plehu kushton 640 mijë lek/kuintal. Duhet të shitet gruri me 35-40 mijë lek/kuintali që të dalim me fitim, por këta e marrin me 25 mijë/kuintal. Vjet kishim ndihmë nga shteti por sivjet s’kemi fare”, thanë dy fermere të tjerë.

Sipas eksperteve të bujqësisë por dhe vetë fermereve, reduktimi i prodhimit të grurit lidhet me normën e ulët të fitimit dhe koston e lartë të prodhimit. Po kështu dhe rendimenti është i dobët, 35 kuintal për hektar. Fermerët e shesin grurin në pikat e grumbullimit dhe fabrikat e bukës me 25 lek për kilogram ose ndryshe 2500 lek për kuintal.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ollga: 20/06/2024 14:39

    D.M.TH.SHTET LESHI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka