KUKËS- Në javët e para të pranverës fermerët e Shtiqënit në Kukës janë në kulmin e punëve në bujqësi. Ndryshe nga vitet e tjera, kur fushat mbilleshin me grurë e misër, këtë sezon po ekperimentojnë kultura të reja bujqësore.
Enver Shehu thotë se po mbjell thelpinjtë e hudhrës eksperimentale pavarësisht se kostot e bujqësisë janë rritur ndjeshëm duke filluar që nga farat, plehrat dhe nafta.
"Ne këtë e kemi për eksperiment, në rast se në të ardhmen do ketë prodhimtari do të futemi në treg të shtojmë sipërfaqet, por me këto çmime nuk bëhet se është e papërballueshme në rast se s'na ndihmon shteti. Edhe kjo tonë 2 hektarë e gjysmë që po mbjell do subvensione", tha ai.
Ndërkohë Granit Gjuta, Përgjegjës për Bujqësinë në Njësinë Administrative Shtiqën thotë se fermerët janë mbështetur me subvencione.
"Më vjen mirë që këtë vit kanë marrë iniciativë për të kultivuar hudhrat për eksport për jashtë vendit. Po tani çmimet, fermerët ankohen se janë rrit sidomos farat, por shteti u ka dhënë dorë me subvencionin e naftës", u shpreh Gjuta.
Pavarësisht kësaj mbështetje, çmimi i lartë i karburanteve, shoqëruar me rritjen e çmimit të plehrave kimike ka bërë që fermerët të mbjellin më pak gjë që pritet të reflektohet në tregun e brendshëm.
Beni eksperimente ,dhe hani hudhra ne vend te bukes.
Përgjigju