ROSKOVEC- Fermerët e Kurjanit në Roskovec po braktisin vreshtarinë dhe po e zëvendësojnë me kulturen e ullirit. Nga 100 hektarë me vreshta, sot kanë mbetur vetëm 5 hektare.
Fermeri Eshref Toro, që merret me vreshtari prej 32 vitesh, thotë se çmimi i ulët i rrushit, mungesa e tregut, stoku i verës dhe rakisë, si edhe subvencionet e pakta, e kanë detyruar ate dhe te tjeret të heqin dorë nga kjo kulturë.
Edhe fermeri Qamil Kuka e ka braktisur plotësisht vreshtarinë, duke e mbjellë tokën me ullinj. Ai thotë se per shkak te kostos se lartë te prodhimit, u detyrua të presë të gjitha hardhitë.
Të njëjtin shqtesim shpreh dhe Astrit Abedini, I cili nga një sipërfaqe e konsiderueshme me vreshta, sot ka ruajtur vetëm 1 dynym.
Deri ne vitet ‘90 vreshtat me rrush zinin 80% të territorit të Kurjanit, me prodhim vjetor rreth 200 tonë. Sot, kjo traditë po shuhet, ndërsa mungesa e subvencioneve po i çon fermeret drejt falimentimit.
Komente










BEJENI RAKI..VERE..DHE SHITENI NEPER LOKALE...MOS PRISNI HARDHITE...ATO JANE PASURI KOMBETARE......
PërgjigjuVreshtaria nuk ndrron qasje per cdo apo renje cmimi ne treg. Prodhimi dhe cilesia jane te panegociueshme ne treg. Çmimet ate pun kane.kerkes ofertat imponon tregu. Jo sa her bie cmimi te presesh vreshtin me sopate. Me kete logjike alogjike i bie qe pas prerjes se vreshtit me rrush mbjelljes me ulli kur te bjere dhe cmimi ullirit do ti prisni nga e para dhe ullinjt dhe te mbillni plepa?
Përgjigju