Banorët e fshatrave Hysgjokaj dhe Ballagat në Lushnje prej vitesh merren me bujqësi. Gjithë të ardhurat e familjes së tyre i kanë siguruar nepermjet kultivimit dhe tregtimit të perimeve në sera diellore. Mirëpo, kohët e fundit ky biznes nuk duket të jetë më fitimprurës për ta.
Fermerët tregojnë se kostoja e prodhimit në serra është shumë e lartë, çka nuk justifikon çmime shitjes së produkteve, apo edhe në rastet më të këqija mungesën e shitjes së prodhimeve. Rreth 30 % e fermerëve në këto zona kanë vendosur të heqin dorë prej kultivimit të produkteve bujqësore në sera, duke e shfrytëzuar tokën e tyre vetëm për mbjelljen e produkteve si misër, vreshta apo edhe kultura të tjera.
Serrat janë dëmtuar, plasmasi u kushton 2 mln lekë. Plus që prodhimet nuk ecin fare, vetëm transaporti nuk ia vlen, i hedhim prodhimet.
Fermer
I kemi braktisur, me gjithë investimet që kemi bërë, pasi nuk shitet malli. Qeveria nuk mendon për ne.
Fermeri
Zona e njohur në gjithë vendin për kultivimin e perimeve ka rreth 300 hektarë tokë, të cilat i ka shfrytëzuar duke kultivuar perime në serra diellore. Por, me vështirësitë e shitjes së prodhimeve, jo vetëm fermerët e kësaj zone, por thuajse në githë rrethin e Lushnjes po tentojnë të largohen nga kultivimi i prodhimeve në këto sera.
Serat i braktisën këtu e 28 vjet kur u bënë furgonaxhinj në mungese te shtetit dhe i trajtuan pasagjerët si bagti të haureve të tyre, që s kishin..
Përgjigju