Fermerët e Lushnjës dhe të Beratit kanë dalë ditën e sotme rreth orës 10:30 minuta, për të protestuar.
Ata kanë bllokuar rrugën nacionale Lushnje-Berat, në urën e Kucit, për të ngritur zërin për prodhimin e tyre të domates dhe perimeve të tjera, pasi nuk po gjejnë treg për t'i shitur.
Fermerët të irrituar, në shenjë proteste kanë hedhur në rrugë domatet, e ndërsa i kanë bërë apel shtetit për të ndërhyrë.
Ata janë shprehur se kostoja e prodhimit është shumë e lartë dhe nuk po fitojnë asgjë, e për këtë kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, përmes Ministrisë së Bujqësisë për t'i subvencionuar.
Protesta është ndjekur nga afër nga forcat e policisë, për të shmangur incidentet midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve.
Duhet te behen protesta qe shteti te interesohet per ngritjen e disa fabrikave te salces,,kjo do bente qe domatet te behen salce e te mos kalben kot,,,kjo eshte zgjidhja....te rihapet kombinati ushqimor ne tirane,,dhe te hapet dhe kombinati tekstil ne kombinat tirane dhe berat,,,keshtu do ulim papunesine....
PërgjigjuTi e ke mir plako por nuk t le BE-ja t bojsh nga kto gjona sepse do që ti vetëm t blesh nga ata dhe jo t prodhosh. Vetem Enveri boni fabrika e kombinate e nuk e rruante hic. Ngjallni Enverin te shpetoje Shqiperia!